Mos u mashtroni nga shfaqjet e shpifura të Edi Ramës - Nga Milaim Nela

Milaim Nela - Mbretëria e Bashkuar
I gjithë spektakli i Edi Ramës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës kishte sipas meje 3 objektiva:
1. Të vazhdonte avokatinë e Aleksandër Vuçiçit duke demonstruar edhe një herë aleancën apo varësinë e tij nga Serbia në dëm të Kosovës.
Këtë qëllim në thelb ka edhe “Ballkani i Hapur”, pra ta paraqesë Vuçiçin si konstruktiv dhe bashkëpunues në Ballkan dhe në të njëjtën kohë të paraqitet Kosova si destruktive.
2. Ka për qëllim që të godasë dhe dëmtojë shanset e Kosovës për anëtarësimin e saj në Këshillin e Europës së shpejti.
Të mos harrojmë që vetëm dje Saranda Bogujevci që i mbijetoi masakrës së ushtarëve të Vuçiçit me 16 plumba në trup sot zv. kryetare e Kuvendit të Kosovës mbajti një fjalim që bëri xhiron e botës.
Sot u synua që me zhurmën e Ramës kjo të harrohej e bota të dëgjonte se Vuçiçi është në anën e duhur të historisë e Kryeministri i Kosovës në anën e gabuar.
3. Spektakli i shpifur dhe fyerja ndaj përfaqësuesit të Rumanisë (duke thënë... nuk e di kush e tha e nga është) ka qëllim bllokimin e procesit të negociatave me BE-në sepse kjo do vendoste lupën në aparatin kriminal të qeverisë shqiptare.
Rezoluta e Ramës kundër Dick Marty-t nuk është se i digjet xhani për UÇK-në dhe Kosovën, por i duhet rikthimi triumfator i Hashim Thaçit për të rrëzuar Albin Kurtin dhe vazhdimin e agjendës së Vuçiçit për ndarjen e Kosovës dhe rigjallërimin e “Ballkanit të Hapur”.
Edhe e ashtquajtura amnisti fiskale dhe “pasaportat e arta” synojnë që në fund të fundit të bëhet aq dëm në procesin e integrimit sa ta çonte atë në bllokim.
Fillimi i procesit të negociatave do të thoshte:
- hetim dhe auditim deri në qindarkën e fundit të fondeve të BE-së;
- stopim të mega-aferës së Portit të Durrësit;
- do të thoshte anullim të ligjeve si ai i korporatave dhe investimeve strategjike;
- hetim i aferës së incereratorëve;
- hetim dhe dënim të autorëve të nxjerrjes së të dhënave personale në funksion të kriminelëve patronazhistë;
- do të thotë reformë zgjedhore e mirëfilltë dhe zgjedhje dhe jo votime fares.
E Edi Rama duke qenë i zhytur deri në fyt, nuk është i interesuar që të ndodhë asnjë prej atyre që sapo përmenda.
Ai mund të ketë akoma sukses me propagandën e shpifur përmes ERTV-së dhe rrjetit mediatik mafioz të Tiranës, por në Europë po i rrëshqet dheu nën këmbë.
Mos u mashtroni nga karagjozllëqet e tij por kthjellohuni!
Edi Rama mbetet pjesë e lojës së Vuçiçit!
©️Milaim Nela












