Kolumnist

Grushti kundër Berishës, grusht që shembi shtetin - Nga Hajro Çini

Grushti kriminal që ra sot mbi Dr. Berishën, burrin më të shquar të shtetit që kombi shqiptar ka nxjerrë, ishte konkludim i një aktiviteti të ethshëm të të gjithë faktorëve anti-shqiptarë për ta nënshtruar përsëri kombin shqiptar nën dhunën kriminale të pjellës së Beogradit, siç bënë më 1943-1945.

Nuk janë ngopur akoma me ata mijëra të pafajshëm që u pushkatuan, nuk u mjaftuan as me ato mijëra vite burgjesh dhe pune skllavëruese të mijërave shqiptarëve, nuk u mjaftuan as me revolucionin kriminal të 1997, që e organizoi USA, Bill Clinton, George Tenet dhe ndonjë kriminel tjetër. Nuk u mjaftuan që na shkatërruan, për llogari të krimit të Organizuar, edhe sistemin e Drejtësisë, me paratë e taksapaguesve amerikanë, por sot dhunuan edhe dinjitin kombëtar.

Ai ishte një grusht i tmerrshëm që sot duhet të turpërojë Blinken, Sekretarin e Departamentit të Shpifjes (atë që zyrtarisht quhet i Shtetit (!) se nuk jam në gjendje të them se i kujt shtet, se USA është një amalgamë shtetesh paralele. Sepse Blinken, me atë shpirt të shitur tek Soros, e lejoi veten të keqpërdoret nga krimi i organizuar për të shuar Opozitën në Shqipëri.

Pra prapa atij grushti, prapa krimit të organizuar që ka uzurpuar pushtetin në Shqipëri, dhe që bashkëqeveris me ambasadoren amerikane, Yuri Kim, e cila shkel me të dy këmbët sovranitetin e Shqipërisë, rendin e saj kushtetues si dhe Konventën e Vjenës dhe që USA akoma e mban në detyrë, është USA, më saktë është ai shteti paralel në Washington që i ka hyrë kësaj rruge kriminale antishqiptare.

Ai grusht shëmbi përfundimisht SHISH, Policinë, Prokurorinë dhe çdo institucion që USA rreket të na tregojë (mashtrojë) se janë të pavarur.

Muhamet Rrumbullaku duhej të kishte lexuar vetëm një letër bakalli sot, dorëheqjen, asgjë tjetër. Dhe atë ta bëjë me turp.

Mjekut që ka tentuar t’i bëjë alibinë një krimineli si Gert Shehu, duhet t’i hiqet menjëherë liçensa e mjekut dhe t’i jepet statusi i mashtruesit publik. Ai duhet të arrestohet si tentues i mohimit dhe mashtrimit të drejtësisë dhe duhet të dënohet në mënyrë shëmbullore. Natyrisht edhe Gerti Shehu duhet të dënohet në mënyrë shëmbullore, pak rëndësi ka, me apo pa gjyq.

Por më e rëndësishme është që populli shqiptar të marrë që nesër fatin e tij në duart e veta dhe ta fillojë me Surrelin dhe që nesër ta rrëzojë atë, të nxjerrë jashtë Shqipërisë menjëherë non grata guvernatoren ilegale Yuri Kim.

©Hajro Çini - Toronto, 6 dhjetor 2022