Zgjohuni se diktatura është shumë afër! - Nga Milaim Nela
Armiku më i madh i Partisë Demokratike nuk është Edi Rama. Armiku më i madh i pluralizmit nuk është Erion Veliaj. Armiku më i madh i opozitës nuk është George Soros. Armiku më i madh i demokracisë nuk është Vuçiçi dhe klani i tij që zbaton Naçertanjen dhe Memorandumin e Çubriloviçit në Tiranë. Armiku më i madh i ekzistencës se shtetit të brishtë nuk është Ambasadorokratura e korruptuar në Tiranë.
Jo miq! Këta sigurisht që janë investuar fuqishëm në llogoret e tyre për eleminimin e opozitës, por, armiku më agresiv ndaj Partisë Demokratike duke përdorur alibinë e non-gratës së Sali Berishës është bërë MEDIA shqiptare e sponsorizuar dhe investuar fuqishëm nga disa prej faktorëve që përmenda më sipër.
Sot mund ta themi me bindje të plotë që nuk ka media opozitare. Sot ka disa gazetarë kurajozë opozitarë dhe shyqyr që i kemi, që drejtojnë disa programe që janë opozitarë me të keqen.
Vërehet nga ana tjetër një ofensivë e paparë e medias kundër opozitës reale dhe Sali Berishës, duke filluar nga Opinioni i Blendi Fevziut, LlumStory i Sokol Ballës PlehStory i Grida Dumës, Llumlight i Alban Dudushit, OpenKazani i qelbur i Eni Vasilit etj., etj.
Këta duke ftuar personazhe të neveritshëm si Spartak Ngjela, Frrok Çupi, Preç Zogaj, Mark Marku, Baton Haxhiu, Dritan Hila, e dhjetëra të tjerë, po synojnë të tulatin opinionin publik duke e bombarduar me gënjeshtra krejt të trasha ndaj Sali Berishës, i cili me të mirat dhe difektet e tij, është bërë diga e vetme në parandalimin e rivendosjes së neodiktaturës edhe formalisht e që është shumë afër.
Kulmin e kësaj propagande të fëlliqur e pashë sonte në një program të Erion-ews AL, ku një figurë e pështirë si Arben Meçe, që pa pikën e turpit gënjen se ka qenë shok i Azem Hajdarit, e quajti Partinë Demokratike parti fashiste dhe e shpalli Sali Berishën armikun më të madh që ka parë toka shqiptare. Ky gati sa nuk derdhi lot krokodili në studio si gjoja pro-amerikan se dikush i kritikoi Amerikën.
Sali Berisha antiamerikan e Arben mjeran Meçe proamerikan!? O dhe hapu se kjo nuk durohet!
Nga ana tjetër po në këtë kanal një individ i zhvendosur prej vitesh në Gjermani dhe ku reklamon herë pas here veturat e tij luksoze dhe duhet të ishte objekt serioz i SPAK për korrupsion galopant jo vetëm me fondet e Aleancës Kuq e Zi, por edhe për abuzimet marramendëse që ka bërë kur ishte funksionar i lartë i KLGJ-së vjell kundër Sali Berishës dhe PD të paktën një herë në ditë.
Edhe një publik shumë i edukuar dhe i artikuluar do ta kishte shumë të vështirë të mos lëkundej nga kjo breshëri genjeshtrash dhe propagande e fëlliqur.
Shoh një mefshtësi të pashpjegueshme nga eksponentë të Partisë Demokratike që kanë një staturë dhe ligjërim publik për t’iu kundërvënë kësaj lufte të ndyrë dhe të pandershme që targeton Sali Berishën me qëllim denigrimin dhe zhbërjen e opozitës.
Po përgatitet terreni për eleminimin edhe formal të PD dhe opozitës. Mos u habisni në këtë që po ju them, sepse këta tellallë nuk i nxjerrin kot këta.
Partia Demokratike duhet të reagojë si forca më e madhe e opozitës dhe të dëshmojë se PD nuk identifikohet vetëm me një person, qoftë ai edhe Sali Berisha, por është një forcë e ideve dhe bindjeve të djathta që ngelet e tillë edhe pa Sali Berishën.
Mos kini as iluzionin më të vogël se nëse arrestohet Sali Berisha apo e largojnë nga drejtimi i PD, juve të tjerëve do ju kurseje “Rilindja”!
Jo, pas tij e keni radhën ju, e pas jush, kushdo që i del përballë diktaturës sorosiane.
Është koha për luftë (me çdo mjet demokratik të mundshëm) e jo për gjumë.
Indiferenca sot mund të kushtojë shumë nesër.
©Milaim Nela












