Kur i hap gropën tjetrit bie vetë brenda - Nga Iir Gjini
Kështu thotë një fjalë e urtë. Po mendove t’i hapësh gropën tjetrit, mund të biesh vetë brenda. Këtë bëri edhe Kryeministri ynë i "dashur". U mundua me mish e me shpirt për të “mirën” e vendit që të qeveriste i vetëm pa opozitën. Që mos t’i hynte gjemb në këmbë edhe kur ecte zbathur mbi drizat e PPP-ve, koncensioneve apo aferave korruptive që s’kanë të sosur. Pas blerjes apo shantazhimit të mediave, Drejtësisë përfshirë edhe atë të renë që ka bërë makiazh "amerikan" për të fshehur rrudhat e plakjes jo për shkak të moshës, por të korrupsionit, nuk "kurseu" edhe eksponentë të lartë të FBI, me qëllim baltosjen e opozitës.
Skandali i rradhës ku me paratë e pista është paguar ndënë dorë një shumë e majme për të baltosur opozitën, do jetë një patate e nxehtë për pushtetin e Ramës. Këtë radhë akuzat nuk i vijnë nga “kadrinjtë” e mediave apo opozita non grata, por nga Drejtësia amerikane.
Në gjithë botën e qytetëruar qeveritë janë administratore të taksave dhe veprave publike, kurse te ne qeveria është "administratore" e aferave korruptive nga nivelet me të ulta e deri në majë. Vetëm te ne ndodh që qeveria që e kemi vënë "roje të bostanit", e vjedh vetë deri te kokrra e fundit. Dhe në këtë që ndodh, një rol të madh kanë edhe zyrtarët e huaj përfshirë edhe ambasadorët e korruptuar që raportojnë një Shqipëri normale, duke fshehur të vërtetën. Këta ambasadorë që nuk shohin as vjedhjet me tendera, e as vjedhjen e votës, por nuk hezitojnë t’i tregojnë opozitës barin, madje edhe të shantazhojnë "Drejtësinë e re", për ta lënë vendin pa opozitë.
Dhe në gjithë këtë peisazh të trishtë një "gjëagjëze" nuk i dihet fundi: në gropën që Rama i hapi opozitës nga "rublat ruse" e deri te Alibeu i vetëshpallur kryetar i PD, do të bjerë opozita apo vetë Rama?
©Ilir Gjini










