Kolumnist

Censura qeveritare, peticionet online dhe protestat në rrugë - Nga Rob Kore

Kanadaja ka dy vjet që diskuton një projekt-ligj, i cili thënë shkurtimisht kërkon censurimin nga ana e qeverisë të Mediave sociale.

Projekt-ligji kërkon që qeveria të ketë të drejtë të diktojë tek Mediat, se cila duhet të jetë përmbajtja që duhet publikuar dhe cila nuk duhet lejuar.

Pra, si kurdoherë në emër të mbrojtjes së diçkaje që në pamje duket pozitive, si për shembull hate speech, qeveria tenton të censurojë lirinë e shprehjes.

Nga ana opozitës është kundërshtuar me forcë ky projekt-ligj.

Para pak ditësh më erdhi një njoftim online ku kërkohej të firmosej një peticion kundër këtij projektligji.

Meqënëse kjo ideja e firmosjes së peticioneve online është bërë shumë në modë, kam firmosur me dhjetëra prej tyre, që më janë dukur me interes. Por nga ana tjetër konstatoj se asnjë nga mijëra peticionet që qarkullojnë në rrjete nuk ka bërë asnjë efekt.

Dini ju ndonjë peticion që ka funksionuar? Sepse dhe kjo mënyra e peticionit më duket si një manovër për të eleminuar protestat në rrugë. Peticionet online janë lehtësisht të manipulueshme nga qeveritë.

© Rob Kore