Kolumnist

Kujt po i shërben Edi Rama? - Nga Milaim Nela

Asnjë fjalë në mbrojtje të Kosovës, vetëm avokati Vuçiçit

Kryeministri ilegjitim (me vota të vjedhura) i Shqipërisë Edi Rama paska dorëzuar një variant të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe!?

Nuk tregoi kush janë ekspertët që e kanë shkruar. Nuk tregoi çfarë shkruhet në të. Nuk tregoi kush ja kërkoi.

Kujt po i shërben Edi Rama?

Nuk kam as më të voglin dyshim që ky draft është shkruar në Beograd e miratuar nga Aleks Soros, e ky veçse është bedeli apo korrieri i Vuçiçit.

Ky në vend që ta kundështojë fort Asociacionin guxon të paraqesë një draft të cilin e pranoi publikisht që as nuk e ka konsultuar fare me Kryeministrin e Kosovës.

Ky propozim-draft duke ardhur nga kryeministri i Shqipërisë që e ka detyrim kushtetues mbrojtjen e interesave të shqiptarëve e vështirëson akoma më shumë pozitën e Kosovës edhe ashtu shumë delikate në sytë e faktorit ndërkombëtar.

Edhe njëherë kritikon rëndë Albin Kurtin e nuk ka asnjë fjalë lëre më kritikë për Serbinë e Vuçiçin.

U duk shumë i shqetësuar nga rritja e pranisë së trupave ushtarake të trupave te NATO-s në Kosovë.

Të vetmit të tjerë të shqetësuar për rritjen e pranisë së trupave ushtarake përveç Ramës janë Vuçiçi dhe Putini.

Ramën dukshëm e shqetëson dorëzimi i sovranitetit të Kosovës tek ndërkombëtarët e forcat e NATO-s, por nuk e shqetësojnë aspak bandat e Vuçiçit që ka 23 vjet që rrënojnë sovranitetin e Kosovës në atë pjesë të territorit të saj.

E shqetësojnë trupat e huaja në Veri të Kosovës, por nuk e shqetësojnë kriminelët dhe policët serbë me rroba civile.

Kur u pyet për njohjen nga ana e Serbisë refuzoi të përgjigjet e foli tamam si Vuçiçi duke e injoruar pyetjen.

Kosova duhet ta shpallë “non grata” Edi Ramën e t’i kërkojë publikisht e zyrtarisht që ai nuk ka asnjë tagër apo të drejtë të flasë në emer të Kosovës.

I lutem presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti ta shpallin Edi Ramën armik të Kosovës dhe interesave kombëtare të shqiptarëve.

© Milaim Nela