Kolumnist

“Ballkani i hapur” vdiq, por jo mbrojtja e interesave serbe nga Edi Rama - Nga Milaim Nela

Marrëdhënien me presidenten Osmani e ka “miqësore” e me Vuçiçin e ka vëllazërore.

Serbja Sonia Biserko për atë çka po ndodh në veri të Kosovës thotë fajin e ka Vuçiçi, ky fajëson Albinin.

Janusz Bugajski thotë që fajin e ka Vuçiçi dhe ata që i bëjne presion Kosovës përfshi këtu edhe DASH, ky fajëson Albinin e Kosovën.

Zyrtarë e deputetë me peshë britanikë fajësojnë ata që i bëjnë presion krejt të padrejtë Kosovës, e ky fajëson Albinin e Kosovën.

Gjermania Doris Pack dhe zyrtarë të tjerë me peshë austriakë fajësojnë Serbinë dhe ata që i shërbejnë interesave të saj, e ky vazhdon të fajësojë Kosovën.

Dy negociatorët janë nga vende që as nuk e njohin Kosovën e as nuk e duan pavarësinë e saj e ky vazhdon t’i bëjë presion Kosovës më shumë se sa vetë Vuçiçi.

Edhe kur u pyet drejpërdrejt për punën e Lajçak ai iu shmang pyetjes e nuk tha asnjë fjalë.

Dihet botërisht që efektivët e policisë së Kosovës u rrërmbyen nga forca speciale serbe brenda territorit të Kosovës dhe mbi të gjitha në dhunim të hapur të Marreveshjes Ndërkombetare të Kumanovës e ky jo vetëm nuk e dënoi por na foli sikur të ishte zyrtar i Sri Lankës që nuk e ka haberin çfarë ndodh në këto anë.

Jo vetëm kaq, por sot tha një budallallëk që nuk ia besojnë as fëmijët e Surelit - tha se policët e Kosovës u liruan falë Ballkanit të Hapur!?

Senatorë e kongresmenë Republikanë e bile edhe Demokratë në SHBA kritikojnë rëndë DASH dhe politikat e dëmshme ndaj Kosovës e ky kërkon konferencë ndërkombëtare për Kosovën.

Kush e ka kërkuar “kompromisin” e madh e kush përfiton nga Konferenca Ndërkombëtare për Kosovën? Sigurisht Serbia. Për më tepër duke patur përvojën shumë të hidhur të konferencave ndërkombëtare për shqiptarët në dy shekujt e fundit ne e dimë të gjithë që përfitues i dukshëm nga këto lloj konferencash është dhe do jetë vetëm Serbia.

Tha që nuk është takuar me “mikun” Albin Kurti, por është takuar dhe ka diskutuar me vëllain Vuçiç.

Deklaroi më në fund vdekjen e “Ballkanit të Hapur”, por duket se nuk ka hequr dorë për asnjë moment nga të qenit mbrojtës krejt i hapur dhe i pandryshueshëm i interesave të Serbisë.

Edhe kur shullehet në plazhet e Malit të Zi nuk mund të rrijë pa vjellur vrer kundër interesit të shqiptarëve të Kosovës e bëjë avokatinë e kamufluar të Vuçiçit.

© Milaim Nela