Kolumnist

A bëhet Shqipëria? - Nga Milaim Nela

Shqipëria bëhet, por nuk bëhet me minjtë e ambasadave, pavarësisht fjalëve të bukura që ata zgjedhin.

Shqipëria bëhet, por nuk bëhet nga konservat amerikano-greke të Erion Veliajt.

Shqipëria bëhet, por nuk bëhet nga thurje-(ç)thurjet e Mjaftit.

Shqipëria bëhet, por nuk bëhet nga haluçinantët dhe delirantët të cilëve toka iu duket e sheshtë.

Shqipëria bëhet, por nuk bëhet nga gënjeshtarët dhe “diasporat” me porosi të Pandushëve.

Shqipëria bëhet, por nuk bëhet nga ata që e shohin pushtetin si lopë tenderash dhe pasurimi.

Shqipëria bëhet, por nuk bëhet nga ata që nuk mësojnë nga gabimet e së kaluarës e nuk reflektojnë mbi to.

Shqipëria bëhet, por nuk bëhet nga servilët e matrapazëve e të burokratëve të huaj, kushdo qofshin ata.

Shqipëria bëhet, por nuk mund të bëhet nga ata që e shohin politikën si aritmetikë numrash pa sens.

Shqipëria bëhet, por nuk bëhet nga ata që nuk dinë të lexojnë hallet e zgjedhësve të tyre.

Shqipëria bëhet, por nuk bëhet nga ata që nuk i besojnë popullit të tyre, nuk i besojnë mençurisë së tij.

Shqipëria bëhet, por nuk bëhet nga ata që nuk e mbajnë fjalën e thonë pastaj që rrena pranohet në politikë.

Shqipëria bëhet, por nuk mund ta bëjnë mashtruesit dhe të pabesët.

Shqipëria bëhet, por nuk bëhet nga zuzarët, të paditurit dhe papagallët që vetëm imitojnë të parin e tufës.

Shqipëria bëhet, por nuk bëhet nga ata që nuk kanë moral në politikë, në familje e në shoqëri.

Shqipëria bëhet, por nuk bëhet nga ata që nuk e duan vendin e kombin e tyre.

Shqipëria bëhet, por nuk bëhet nga ata që nuk iu vlon gjaku para flamurit të tyre.

Shqipëria bëhet, por nuk mund të bëhet nga ata që nuk njohin vlerën e vërtetë dhe rëndësinë e kombit të tyre në qytetërimin europian.

Shqipëria bëhet, por nuk e bëjnë dot ata që nuk dinë të thonë jo.

Shqipëria bëhet, por nuk bëhet nga ata që nuk shohin përtej hijes së tyre e nuk mendojnë për fëmijët, nipat, mbesat, e madje brezat pas 200 vitesh.

Po mor po, Shqipëria bëhet që çke me të, se kemi rezistuar e mbijetuar qysh kur i pari fare i tha bukës bukë, ujit ujë e diellit diell! E do të mbijetojmë!

© Milaim Nela