Shqipëria shumë larg standardit demokratik të Kosovës - Nga Hajro Çini
Viti i 23-të i mijëvjeçarit të tretë e ka gjetur kombin shqiptar të copëtuar, të rrezikuar, pjesërisht të pushtuar nga Mafia ndërkombëtare që bashkëpunon ngushtë me USA dhe pjesërisht të lirë, por çdo ditë të kërcënuar nga rreziku shekullor serb.
Pjesa e pushtuar doli para OKB-së, me dy kukulla, njëri si president, por që në fakt është thjesht një noter i krimit të organizuar që qeveris i pashqetësuar dhe nga kreu i Meduzës, që pasi bleu partinë e krimit, të themeluar nga serbët, bëri disa miliona me anë të korrupsionit si kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe më pas filloi blerje në masë të ambasadorëve amerikanë dhe të BE, duke kaluar më tej edhe në korruptimin dhe blerjen e e zyrtarëve të lartë të institucioneve amerikane si DASH, FBI etj. apo të atyre të BE.
Kish blerë edhe ish-kryetarin e Opozitës, Lulzim Basha, dhe me anë të George Soros dhe McGonigal, arriti të plagosë, duke e shpallur non-grata, pa asnjë fakt dhe plot me shpifje dhe gënjeshtra, politikanin më rezultativ dhe më popullor të kombit, Dr. Sali Berishën.
Këto dy kukulla të krimit të organizuar, bënë edhe foton tradicionale me presidentin e SHBA dhe takuan edhe dy zyrtarë krejt të parëndësishëm, por sidoqoftë anti-shqiptarë, ish-guvernatoren ilegale të Shqipërisë Yuri Kim dhe Gabriel Escobar.
Pjesa tjetër e kombit shqiptar, e lira, u prezantua me përfaqësuesit legjitimë të popullit të Kosovës. Kjo pjesë ka qënë e pushtuar nga serbët për afro një shekull, kur Fuqitë e Mëdha, arbitrarisht ia dhanë Jugosllavisë. Një ditë u çlirua, jo plotësisht, nga NATO, për ta lënë në një gjendje të plagosur dhe të ndërvarur nga situatat ndërkombëtare. Për fat të mirë, populli i Kosovës ka vlera të jashtëzakonshme patriotike dhe pas vitesh i keq-qeverisur nga ca kriminelë dhe hajdutë, arriti të nxjerrë një klasë të re politike, të pastër, të ndershme, patriotike dhe shumë të përgjegjshme.
Kjo klasë është nën sulmin e pandërprerë të “politikanëve” të mëparshëm, që e kishin kthyer shtetin në një lopë, për ta mjelë për veten e tyre. Një pjesë e këtyre “politikanëve” sot janë të arrestuar në Hagë dhe të akuzuar për krime, ndërsa pjesa e hajdutëve është pa peshë politike, falë mënçurisë, urtësisë dhe patriotizmit të votuesve shqiptarë në Kosovë.
Për fat të keq, kjo klasë e re është po ashtu edhe nën sulmin e egër dhe barbar të Beogradit dhe bandave që ai financon dhe armatos në Veri të Kosovës, si dhe nën sulmin e vazhdueshëm të narko-qeverisë shqiptare të Tiranës.
Për të mos mjaftuar të gjithë këta përbindësha, në kurriz të ekipit qeverisës të Kosovës janë edhe të dy përfaqësuesit e BE, Lajçak dhe Borrel, si dhe dhiarët e dhiplomacisë amerikane, Escobar apo Chris Hill.
Këta të Amerikës shfaqin edhe arrogancën e tyre shtetërore, duke i reduktuar të drejtat legjitime të Kosovës në një çështje numrash. Nuk mund t’u imponohen 1.5 milion njerëz 700 milionëve, deklaron një satrap si Escobari, kur në tavolinë duhet të jenë vetëm parime të drejta dhe vetë e vërteta.
Shqiptarët në Shqipëri vuajtën shumë nga 1944 e deri më 1991 dhe më pas 1997-2005 si dhe pas 2013, ndërsa ata të Kosovës nga 1913 e deri më 1999.
Por shqiptarët e Kosovës na kanë dhënë një mësim dhe shëmbull shumë domethënës. Ata i treguan të gjithë botës së qytetëruar, se ata janë sovranë të votës së tyre, janë patriotë për vëndin e tyre dhe kanë zgjedhur një ekip qeverisës që ia ka zilinë edhe Perëndimi, i mbytur në korrupsion dhe padrejtësi.
Shqiptarët e Shqipërisë, janë akoma shumë larg standardit që është vendosur në Kosovë, pjesërisht se vetë ata nuk dinë të vlerësojnë forcën e votës së tyre dhe pjesërisht se Shqipëria është nën sundimin e krimit të organizuar dhe pushtimit amerikan. Të dy këto rreziqe për Shqipërinë, janë shumë të egër, por shqiptarët e kanë vetë në dorë që të çlirohen. Kosovën e kanë si shëmbull. Gjermaninë e kanë të fuqishme dhe të ringritur.
© Hajro Çini










