Kolumnist

Zyrtarisht pa të vetmin faktor opozitar që kishim - Nga Milaim Nela

Sot nuk ishte heqje imuniteti.

Në terma realë ishte heqje mandate, pasi duket qartë se arrestimi, që duket imminent, nuk do ia mundësojë edhe më tutje Sali Berishës pjesëmarrjen në Kuvend dhe ligji është i qartë: nese nuk merr pjesë në punimet e Kuvendit për 6 muaj, mandati hiqet automatikisht.

Atë që ata nuk e realizuan më 19 Maj dhe 9 Shtator të vitit 2021 e realizuan sot.

Nga sot edhe “de facto” jemi pa opozitë institucionale.

Gaz Bardhi nuk është opozitë por “Kali i Trojës” i Lulzim Bashës për shkatërrimin e opozitës reale dhe ai sot ishte më i gëzuari në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.

Ta gëzojmë neo-diktaturën!

Por nuk mbaron këtu. Është vetëm fillimi i realizimit të një plani ogurzi të menduar dhe dizajnuar me kujdes prej kohësh për heqjen e tullës së fundit të atij pluralizmi edhe ashtu fraxhil, që u vendos në Dhjetor 1990.

Tani hapat e radhës së Edi Ramës janë:

-dhënia e simboleve dhe logos së PD Lul Bashës dhe llumit që ai përfaqëson;

-marrja fizike e selisë së Partisë Demokratike për llogari të Lul Llumit;

-ndryshimet kushtetesue dhe ndryshimet e ligjit zgjedhor që do bëjnë Edi Ramën president me kompetenca ekzekutive si në Rusi dhe Serbi.

-konstituimi i opozitave false si Thurjeve, Lapajt, Haçkajt e llumhaneve të tjera që financohen fuqishëm nga media e qelbur patronazhiste dhe makineria “rilindase”.

-zgjedhjet e reja të parakohshme para verës së vitit të ardhshëm.

A do mund të ndalet Edi Rama në këtë mision shkatërrues të Shqipërise?

Po j’ua lë juve ta jepni këtë përgjigje.

© Milaim Nela