Kolumnist

Hierarki VIP-ash në shtetin hajgare - Nga Milaim Nela

VIP nuk eshte Liami i Big B, por Klement Balili, të cilin e mori vetë Kryepolici i Shtetit, kuptohet si zotni, pa pranga, bile edhe me makinën e tij. Shtet Hajgare. Luftë bandash. Banda e Taulantit me bandën e TOP-it.

Rasti i Liam Osmanit është pak a shumë si rasti i Florian Haçkajt. Haçkaj dorëzoi shtetësinë në vitin 2012, pajiset me kartë identiteti dhe pasaportë shqiptare në vitin 2016 duke mos patur shtetësi shqiptare, sepse sipas të gjitha gjasave shteti hajgare kishte “harruar” t’ia fshinte emrin nga sistemi.

Do të duhej një padi në Gjykatë Kushtetuese nga Haçkaj në vitin 2022, në emër të një organizate të diasporës që ai drejton, që ta kuptonin që zotëria nuk na qenka as shtetas shqiptar!? Atëherë duke kuptuar gafën shtetërore nxituan t’ia fshijnë emrin nga sistemi, veprim të cilin Haçkaj paturpësisht e quajti “persekutim nga regjimi Rama”. Këtë narrative rrenacake e hengrën edhe disa media duke e marrë këtë pretendim të Haçkajt si të mirëqenë dhe duke u bere tellallë të tij.

Vepra penale e Haçkajt është përdorimi i dokumentave të shtetit shqiptar në mënyrë të paligjshme deri në votim të paligjshëm në zgjedhjet e vitit 2021. Shteti hajgare edhe pasi të gjitha këto shkelje dolën në dritë të diellit jo vetëm që nuk e ka ndaluar apo pyetur Haçkajn, por përkundrazi ka vazhduar promovimin e tij në mediat e kazanit soro-rilindas duke na e paraqitur si shpëtimtari i votës së diasporës dhe ai rregullisht pozon dhe takohet me kryekomisionerin Celibashi dhe merr pjese si OJQ në tryeza politike duke kompromentuar edhe parti politike të opozitës.

Liami paska dorëzuar shtetësinë shqiptare nē vitin 2019 për një mashtrim rreth 6 mijë euro me nje agjenci private. Por ndryshe nga Haçkaj, Liami as nuk e paska ditur që është dënuar, por gjithsesi ka shumë gjasa që edhe këtij të mos i jetë fshirë emri nga Gjendja Civile dhe e-Albania. Po ashtu, ndryshe nga Haçkaj që ka kryer vepra penale me paramendim dhe nuk preket (kuptohet sepse i shërben regjimit e kjo është ashiqare), Liamin e paskan arrestuar sikur të ishte Pablo Eskobari.

Kemi shtet jo shaka! Kemi shtetin e Irenave.

© Milaim Nela