Kolumnist

Të mos presim nga të huajt! - Nga Milaim Nela

Të gjithëve atyre që u zhgënjyen mbrëmë nga RAI3 iu them:

Mafia nuk është vetëm në Shqiperi, por edhe në Itali e interesat janë ndërkombëtare.

Më shumë sesa sistemi kriminal i patronazhimit dhe oligarkisë mafioze vendase, regjimin e Rama-Veliajt e mban në këmbë mafia ndërkombëtare.

Për këtë nuk duhet të ketë më askush as dyshimin më të vogël.

Për ata që kishin pritshmëri nga reportazhi (i patrasmetuar) i RAI-it iu them e nuk besoj që është nevoja t’ua them unë se as RAI, as BILD, e as ndonjë media tjetër e huaj nuk do të na e rrëzojnë Ramën apo Veliajn, çfarëdo që ata të trasmetojnë.

Atë mund dhe duhet ta bëjmë vetëm ne shqiptarët.

Për të djathtët që janë zhgenjyer nga “e djathta” Meloni, që edhe na përshëndeti në Kuvendin e 11 Dhjetorit 2021 të jeni të bindur se as atëherë as sot asaj nuk ia ndjen për Shqipërinë, as për Partinë Demokratike.

Ajo do të mbështesë çdo lloj horrash në Shqipëri sa kohë që ata:

-do t’i japin ujin e ftohtë të Syrit të Kaltër;

-pranojnë varrosjen e plehrave dhe mbetjeve toksike të Italisë në tokën shqiptare apo që toka shqiptare të bëhet territor rezervë i Italisë për emigrantët që synojnë tokën italiane apo Europën Perëndimore përmes territorit të saj.

Sot ne, të nderuar miq, nuk duhet të kemi më naivitetin e viteve që sapo kishim dalë nga izolimi e nuk kuptonim se ç’bëhej jashtë kufijve tanë, pa le të njihnim gjeopolitikën e si funksionon politika dhe diplomacia e huaj.

Ne duhet t'i dalim zot vendit tonë, tokës tonë, detit tonë e të gjitha pasurive tona historike, arkeologjike e kombëtare.

Ne duhet t'i dalim zot atdheut tone, ashtu siç të huajt e mbrojnë vendin dhe pasuritë e tyre.

Shqipërinë do ta shpëtojnë vetëm shqiptarët!

© Milaim Nela