Kolumnist

Shqipëria, vendi ku ka humbur shpresa dhe rinia vazhdon të largohet - Nga Rob Kore

Pothuajse çdo ditë, Shqipëria përballet me lajme dramatike, ku e pësojnë njerëz të pafajshëm e me integritet, të cilët mundohen të kryejnë detyrën e tyre me ndershmëri.

Siguria e qytetarëve, që duhet të jetë prioriteti numer një i një qeverie, është pothuajse zero. Akoma më e pasigurtë është jeta e personave të cilet duhet të kenë mbrojtje të veçantë për arsye të detyrës.

Nuk mund të jetë më mirë në këtë vend, përderisa ministri i Brendshëm më shumë bën show në televizor duke “vjelur” domate e kastraveca e duke “punuar” me lopatë rrugëve.

Në fakt nuk është rast i veçantë stili i Balles, por është mentaliteti i “Rilindjes” i tillë. Show gjithçka, thelbi asgjë. Kemi një qeveri që mendon vetëm për show-n e radhës dhe asnjëherë për esencën.

Kur nuk merresh me esencën, problemet vazhdojne e përsëriten, duke u thelluar gjithmonë e më shumë. Humbet shpresa dhe rinia vazhdon e largohet.

Me paturpësinë më të madhe Rama e pranoi në Milano se është e vërtetë që shqiptarët po largohen. Por Shqipëria po bëhet një vend më i mire - vazhdoi më tej ai.

Paradoks. Përderisa shqiptarët largohen, nuk mund të bëhet Shqipëria më mirë.

Sipas mentalitetit të Ramës dhe gjithë “Rilindjes”, Shqipëria po bëhet një vend më i mirë, sepse ka bërë 5 grataçiela dhe Mafia ka ndërtuar disa hotele luksoze duke shplarë paratë e drogës. Pavarësisht se në realitet, institucionet ndërkombëtare, e nxjerrin Shqipërinë në treguesit e qeverisjes, të demokracisë dhe lirive et drejtave të njeriut, që ka bërë disa hapa mbrapa krahasuar me vitin 2013.

Në një vend normal punohet dhe investohet më shumë në parandalimin e fenomenit negativ Edhe tek problemi i krimit, synohet më shumë parandalimi i krimit sesa ndëshkimi i krimit.

Që të punosh me këtë mentalitet duhet të jesh lider dhe lideri merr menjëherë masa për minimizimin e fenomeneve negative.

Fatkeqësisht Shqipëria nuk ka liderë. Shqipëria ka udhëheqës të tipit Arturo Ui, që bashkëpunojnë me krimin me synimin e vetëm ruajtjen e pushtetit.

Çfarë mund të presësh nga një kryeministër, i cili ish-zëvendësin e tij e ka në arrati për t’i shpëtuar burgut dhe ministrat e Brendshëm të tij të lidhur me krimin e disa ministra të tjerë në burg?!

P.S. Ambasada amerikane, bashkë me kancerin e demokracive në botë Soros, si dhe burokratët e korruptuar të Brukselit, janë gjithashtu bashkëpunëtorë në ardhjen dhe qëndrimin në pushtet nëpermjet terrorit të Ramës.

© Rob Kore - Toronto

Tagged under Flasshqip.ca Rob Kore