Urtësi

Pasuria, Suksesi dhe Dashuria

Duke u kthyer në shtëpi, një grua pa tre burra me mjekra të gjata e të bardha të ulur në oborr. E merakosur, ajo u tha: "Ne nuk e njohim njëri-tjetrin, por ju dukeni të uritur: ejani brenda t’ju ofroj diçka për të ngrënë".

"A ndodhet në shtëpi burri juaj?"-pyeti njëri prej tyre.

"Jo, nuk është ".

"Atëherë ne nuk mund të pranojmë ftesën".

Në mbrëmje, pasi i shoqi erdhi në shtëpi, gruaja i shpjegoi atij se çfarë kishte ndodhur. Ai tha: "Mirë, meqënëse tani unë jam këtu: shko dhe u thuaj të vijnë ".

"Ne nuk mund të vijmë të gjithë në shtëpi", u përgjigj i moçmi në të majtë.

"Pse?", pyeti gruaja.

Ai që ndodhej në mes, duke treguar dy shokët e tij, shpjegoi: "Emri i tij është Pasuri dhe tjetri quhet Sukses. Ndërsa unë quhem Dashuri", e më pas shtoi: "Tani hyr në shtëpi dhe bisedoje me tët shoq se cilin prej nesh do të ftosh brenda".

Gruaja hyri dhe ia përsëriti të shoqit atë që dëgjoi. Ai me një kënaqësi të paparë në fytyrë deklaroi: Bukur, përderisa na erdhi rasti në derë le të ftojmë Pasurinë….!

Gruaja e tij nuk qe dakord. "Por, i dashur, pse mos të ftojmë Suksesin?"

Djali i tyre, i cili kishte qenë duke dëgjuar gjithçka nga dhoma tjetër, u tha të ftonin Dashurinë. "Kështu shtëpia jonë do të jetë plot dashuri".

Atëherë gruaja doli jashtë dhe pyeti: "Cili prej jush quhej Dashuri? Ejani, bëhuni mysafiri ynë".

Dashuria u ngrit dhe filloi t’i drejtohej shtëpisë. Pastaj dy të tjerët u ngritën pas tij duke e ndjekur.

Gruaja e çuditur i pyeti: "Unë ftova Dashurinë, pse po vini edhe ju?"

Dy burrat e moshuar u përgjigjën me një gojë: «Nëse do të kishit ftuar pasurinë ose suksesin, dy nga ne do të kishin qëndruar jashtë, por meqënëse ju ftuat Dashurinë, ne nuk rrimë dot pa të: sepse ku është Dashuria, ka vlerë edhe Pasuria me Suksesin.