Urtësi

Kutia e artë!

Para shumë kohësh, një vajzë e vogël harxhoi gjithë topin e letrës së artë për të mbështjellë një kuti. I ati u nxeh, pasi kishte llogaritur që atë letër ta përdorte për diçka  dhe për të blerë tjetër nuk kishte. Të nesërmen vajza i shkoi të atit me kutinë në dorë dhe i tha: Kjo dhuratë është për ty babi!

Ai u vu në siklet që i kishte bërtitur të bijës dhe ndërkohë që hapi kutinë sërish u nxeh kur pa se ajo ishte bosh. Me nerva i tha vajzës: A e di që nuk i jepet tjetrit dhuratë një kuti pa asgjë brenda??

Por vajza e trishtuar dhe me lot në sy iu përgjigj: “Oh babi ajo nuk është bosh. Aty brenda është plot me puthje. I kam fryrë një nga një derisa e mbusha plot. Të gjitha janë për ty”!

I ati u shkund përdhé i dërrmuar fare, e përqafoi të bijën dhe i kërkoi falje.

Të gjithëve ne qënieve njerëzore na është dhënë një kuti plot me puthje dhe dashuri të pakushtëzuar, nga fëmijët tanë, familjarët, miqtë dhe Zoti. Në fakt kjo është dhurata më e bukur që mund të japim e të marrim për çdo Krishtlindje dhe në çdo ditë të vitit! Le ta vlerësojmë si duhet! Gëzuar Krishtlindjen!

©FlasShqip