Urtësi

Dashuri platonike: A përdoret gabim kjo shprehje?

E keni dëgjuar togfjalëshin “dashuri platonike”?  Zakonisht njerëzit e përdorin për të treguar lidhjen romantike që krijojnë në mendjen e tyre me dikë që nuk e arrijnë dot. Një lloj dashurie që e bën personin të fantazojë dhe idealizojë tjetrin. Por ç’lidhje ka kjo lloj dashurie me Platonin? A ka folur ndonjëherë Platoni për dashurinë platonike?

Përgjigjja është JO. Koncepti i Platonit për dashurinë nuk i është referuar asnjëherë një personi të paarritshëm.

Ajo që ka ndodhur ështe se ne kemi krijuar një variant të konceptit të dashurisë platonike. Megjithëse evolucioni i termit është i kuptueshëm në një farë mënyre, është e rëndësishme të dallojmë dashurinë moderne platonike nga dashuria për të cilën fliste Platoni. Le t’i hedhim një vështrim më të afërt.

Koncepti i dashurisë

Tek “Simpoziumi”, filozofët grekë flasin për dashurinë përmes Sokratit. Në këtë vepër është shtruar një banket ku çdo i ftuar mban një fjalim rreth dashurisë.

Së pari Fedrusi shprehet se Erosi, perëndia greke e dashurisë është perëndia më i hershëm. Kështu, ai është forca inspiruese për të kryer vepra të mira në jetë. Ai pohon se dashuria na jep kurajo të jemi dhe të bëhemi njerëz më të mirë.

Më pas Pauzaniasi, i cili është më i thellë, flet për dy tipe dashurish; dashuria fizike dhe dashuria hyjnore. E para është sipërfaqësore, e dyta është perfekte.

Aristofani rrëfen historinë e konceptimit të njeriut. Në fillim ishin tre lloje qëniesh: burrat, gratë dhe androgjenët. Këta të fundit konspiruan kundër perëndive dhe si ndëshkim Zeusi i ndau më dysh. Që atëherë, qënia njerëzore kërkon gjysmën e vet ose shpirtin binjak. Në këtë kërkim për gjysmën e humbur, disa bëhen homoseksualë, disa të tjerë heteroseksualë, në varësi të gjendjes së tyre primitive.

Në fund, Sokrati deklaron se dashuria është forca që na lejon të soditim dashurinë më të pastër, të bukur e ideale.

Dashuria sipas Platonit

Siç e përmendëm më sipër, Sokrati paraqet mendimet e Platonit. Kështu pra ne dimë konceptin e Platonit për dashurinë, i shprehur në fjalimin e Sokratit te Simpoziumi.

Platoni, ashtu si në gjithë filozofinë e tij, bën dallimin mes botës ideale dhe asaj tokësore. Në botën ideale, ne mund të gjejmë diturinë e pastër. Ndërkohë, në atë tokësore, ka një dituri joperfekte, e cila imiton botën perfekte ideale.

E njëjta gjë ndodh me dashurinë sipas Platonit. Dashuria platonike është shumë larg nga thjesht bukuria fizike. Dashuria për vetë bukurinë kuptohet si koncepti suprem i dashurisë, të cilin mund ta gjejmë në botën ideale. Prandaj, Platoni besonte se dashuria është bukuria në formën e saj më të pastër dhe më abstrakte.

Dashuria Platonike

Platoni ka thënë se dashuria për dijen është koncepti më i pastër dhe perfekt i dashurisë. Megjithatë, dashuri platonike nuk do të thotë të idealizosh një person por duke arritur dijen, një tip të bukurisë shpirtërore.

Me kalimin e kohës, dashuria platonike u shndërrua në përkufizimin e dashurisë së paarritshme. Gjithsesi, sipas Platonit, rruga përmes të cilës arrihet bukuria e vërtetë, si rrjedhojë dashuria në gjithë shkëlqimin e saj, është përmes mençurisë. Kjo rrugë fillon me dashurinë e bukurisë fizike. Më pas vazhdon me bukurinë e shpirtit drejt dashurisë së mençurisë.

@FlasShqip