Urtësi

Mos u hiq si i pagabueshëm – Nga Çapajev Gjokutaj

Si gjithë të vdekshmit edhe ti gabon.

Të këmbëngulësh në tënden nuk është burrëri. Forcë dhe burrëri dëshmon kur pranon hapur gabimin dhe ul kokën.

Natyrisht, që të pranosh se ke gabuar, t’i japësh të drejtë tjetrit sy më sy, duhet të kesh një minimum besimi tek vetja.

Kur këmbëngul që të dalë jotja dhe vetëm jotja, dëshmon pasiguri e frikë. Ti bën të fortin, por tjetri sheh veç një mjeran e frikacak.

Mundohu që ta përjetosh bisedën, jo si garë diturie e mënçurie, por si kënaqësi komunikimi, si shkëmbim opinionesh dhe ndjenjash. Sidomos ndjenjash...😌

Puna, kariera, tregu fusin në jetën tonë shumë më tepër garë e konkurrencë se sa mund të përballojmë. Pse duhet ta shtojmë këtë barrë, duke kërkuar fitues e të mundur edhe kur bisedojmë me të afërm, miq e shokë?

Tagged under Çapajev Gjokutaj