Konfuzion shqiptar - Nga Hajro Çini

Derri është ndoshta kafsha më dembele, ndërkohë shqiptarët kur duan të përshkruajnë dikë që punon fort thonë:
- Ai punon si derr…
Gomari është ndër frymorët më inteligjentë në botë, por kur shqiptarët duan të përshkruajnë ndonjë idiot, i vënë, padrejtësisht, titullin gomar….
- Ai është gomar…
Qeni, është një nga krijesat më të mrekullueshme të Zotit, besnik, inteligjent, i devotshëm deri në sakrificën sublime, jep dashuri pa fund dhe pa kushte, por kur shqiptarët duan të përçmojnë ndonjë njeri të poshtër shprehen:
- Ai është qen i pabesë...