Aforizma për kohën tonë - Nga Lisen Bashkurti
-Njeriu i uritur nuk është i keq, njeriu i pangopur është i tillë.
-Në jetë nuk është aq e rëndësishme sa shpejt ecën përpara, por më e rëndësishme është që te mos ecësh mbrapa.
-Ruaju nga njerëzit që të japin çadren në ditë me diell dhe ta marrin në ditë me shi.
-Profesor me vlerë është ai që vlerëson te studentët inteligjencën dhe jo kujtesën e tyre.
-Artin e politikës e zotërojnë dhe e meritojnë ata që bëjnë më shumë se sa premtojnë dhe jo ata që premtojnë më shumë se sa bëjnë.
-Të shumtë janë njerëzit që e dinë fundin e jetës së tyre, por fare të paktë janë ata që e dinë fatin e tyre.
-Në jetë ecim duke shikuar përpara, pa marrë parasysh se shumë pengesa na vijnë nga prapa.
-Lajmi më i dëmshëm është gënjeshtra që prodhohet nga propaganda zyrtare, sepse synon të mashtrojë një popull të tërë.
-Përgjegjësia më e madhe e një qeverie është të mbrojë e të lartësojë ndërkombëtarisht imazhin e mirë të vendit të vet, gjë që arrihet me vepra e fakte dhe jo me fjalë e propagandë.
- Në dy rrethana testohet më së shumti karakteri i njeriut: kur bëhet i pasur dhe kur vishet me pushtet.
-Thjeshtësia është një virtyt që i ka themelet tek karakteri dhe dituria.
-Arroganca buron nga vaniteti shpirtëror dhe shterpësia mendore.
-Thjeshtësia është një produkt që nuk është në treg, por e blejnë të gjithë.
-Arroganca është një produkt që prodhohet për treg, por nuk e blen askush.
-E keqja në shoqëri nuk eleminohet duke ikur prej mjedisit ku ajo ndodh, por duke ndryshuar mjedisin që ajo të eleminohet.











