Urtësi

Çështje të jetës - Nga Dashnor Kokonozi

Ka disa çaste të rëndësishëm në ekzistencën e gjithkujt, për të cilët nuk dëgjoj kurrë të flitet. Mbase ngaqë nuk na e kanë kultivuar.  Ose jemi edhe ca bestytë.

Në fillim është ai kur kupton se ke më shumë të shkuar se të ardhme.

Nuk po e zgjas. Ke arritur njëfarë moshe, por nuk ke qejf të rrish e të mendosh shumë për të. Edhe pse e di se imperativi i një bilanci është i pashmangshëm. Ka ardhur koha të njohësh më mirë personin që e ke lënë për në fund: veten tënde!

Mjaft më i rëndësishëm është një çast tjetër.

Ai kur kupton domethënien e vërtetë të asaj se midis teje dhe vdekjes nuk është më askush tjetër.

Prindërit kanë ikur dhe rruga është e lirë për ty.

Provon një ndjenjë që nuk e përshkruan dot, diçka sikur toka nën këmbët e tua nuk e ka më atë shtangësinë e mëparshme.

Eshtë paradoks i shoqërive moderne që hiqen sikur ajo nuk ekziston, por çasti ka ardhur që të pranojmë sfidën më të madhe të jetës, vdekjen!

Qëllon që jeta ta sjell në majë të hundës, është e vërtetë, por kur mendon se ti vetëm me ekzistencën tënde, vetëm duke qenë aty midis, u zgjat vitet e shkujdesjes atyre qe do më shumë, atëherë?

©Dashnor Kokonozi