Urtësi

Indiferentët

Nga: Endrit Mullisi

Në rrugëtimin tim duke kerkuar të kuptoj dhe zbatoj të vërteten, cilësia parësore që kam gjetur tek bashkatdhetarët e mi është indiferentizmi. Mosdëshira për të diskutuar mbi jetën, sfidat dhe përgjegjësitë tona jashte "fajit të politikanëve".

Duke përdorur shprehje të tipit "nuk jam aq i keq" apo "përpiqem të bëj të mirën", është shumë e zakonshme që biseda të kërkohet të shkojë në drejtim tjeter. Ndoshta sepse ndërgjegja e dënon personin nëse vazhdon të justifikojë veten në diskutim.

Dikush kë thënë që indiferentet kanë pjesën e fajit sa herë që sisteme të liga kanë ardhur në pushtet. Unë besoj që ne nuk kemi as të drejtë dhe as pushtet të ndryshojmë sistemin jashtë nesh, nëse nuk kemi vënë në rregull sistemin në shpirtin tonë.

Duke "krijuar" urdherime të reja, dhe si pasojë religjione të reja që i përshtaten shijes sonë individuale, jo vetëm qe nuk e zgjidh kompleksitetin e problemit, por e shtresëzon atë edhe më tej.

Ftesa ime për reflektim është vazhdimisht për ata që ende i kanë të ndezura sensorët e ndergjegjes, sepse veç per ta ka shprese.

Nëse dikush ka vendosur vetveten në nivelin e të ngrënit e të pirit dhe të bërit qejf, jo vetëm që nuk është ndriçuar në pavarësinë e vet, por ka hyrë në botën kafshërore, ku veç momenti ka rëndësi.

E paçi ditën më të ndriçuar miq, për vete, për të tjerët!