Cila metodë pedagogjike prodhon idiotë?
- Nga: ARTAN FUGA
Alfred Korzybski, semanticien, aty nga vitet '30 të shekullit të kaluar, thekson se për të krijuar një gjendje psikologjike të hapur te njerëzit, kërkohen mësuesa jo-aristotelianë.
Ja sesi e paraqet mendimin e tij, filozofi Gaston Bachelard:

"Fillimisht duhet që mësuesit t'i nënshtrohen një terapie psikanalize, pra duhet të ndahen nga sistemi i bllokimit psiqik që i karakterizon shumë shpesh ata, duhet t'u mësosh atyre teknikën e segmentimit të vetvetes, duke e konsideruar idealin e tyre për të qenë identikë me vetveten, si një obsesion që ka nevojë të shërohet.
Qysh në parathënien e librit të tij, Korzybski, paralajmëron që formimi me jo-identitetin, pra me jo-besnikërinë pa kushte ndaj vetes dhe bindjeve të tua, ka një rol terapeutik edhe te vetë të rriturit normalë mendërisht.
Identiteti i ngurtë me vetveten karakterizon idiotët dhe imbecilët si individë që e kanë humbur tërësisht aftësinë e "të dyzimit shpirtror".
"They have lost their shifting characfter".
Një përfundim duket se na imponohet vetiu...: Çdo mësues që shihet se i është ulur ai që quhet "shifting character" duhet nxjerrë menjëherë në pension.
(Gaston Bachelard, "La philosophie du non", p. 128)












