Historia ose shkuarsia shqiptare shënuar si mbishkrim lashtësie në eshtra - Nga Burim Bardhari
- Published in Andej-Këtej
Identiteti i mirëfilltë dyfish, me gjakprejardhje (gjenetike) dhe gjuhëprejardhje
Shqiptarët i shpëtuan shpatet malore nga shkrirja dhe shkombëtarizimi si dhe Shqipja e shenjtë për nga lashtësia e shpikur nga stërgjyshërit tanë pishtarë e rrugëhapës si e folme fisnore me gramatikë shkencore dhe mirëfilltas e mëvetësishme porsi edhe shpatarët e shquar si Skenderbeu, kryetrimi ynë dhe profeti prijës ose shpëtimtar populli.
Shpalosje faktike, gjenetika ADN-atike, gjurmë shkencore të zbuluara me vazhdimësi gjenetike që nga periudha akullnajore evropiane para 20 mijë vitesh deri më sot.
Disa dijetarë “vajtojnë” shtinjakësisht për mbishkrimet e lashtësisë ilire kinse mungestare, por tek shqiptarët i gjen mirëfilltas në “identintetin dyfish”, me gjakprejardhje gjenetike (mbishkrim biologjik ADN-atik) dhe gjuhëprejardhje (arkeologjia foljore ose të folurit e lashtë shqip ngase të folurit është teknologjia e parë e njerëzimit). Evropa flet 5 gjuhë madhore, shqip e helenisht pa degë, latinisht e gjermanisht dhe slavisht me nëndegë.
Nëse nuk keni kohë t’ua shpjegoni historinë shqiptare pasardhësve tuaj të denjë atëherë së paku këshillojini ata ta shohin këtë thesar dokumentari anglisht që duhet të përkthehet edhe shqip, sepse sipas tij të parët tanë stërgjyshorë, zanafilltas janë familja pishtare e të parëve evropianë. Ata ishin qëndrestarë dhe duruan periudhën e ashpër akullnajore para 20 mijë vitesh që dëshmohet nëpërmjet zbulimit të vazhdimësisë ADN-atike gjenetike, nga eshtrat e lashta të gjetur në varreza dhe befasisht ende mbisundon mëvetësia jonë, si prejardhja atnore për meshkujt nga kromozomi “Y” me haplogrup “i2” ose prejardhja amnore “mitokondriale” nga haplogrupi “U5” dhe “U4”, pavarësisht se ka edhe ndërhyrje nga dyndjet pasi mërgimet ndodhin kudo edhe sot, sidomos në lashtësi gjatë periudhës së bronzit kur në gadishullin tonë ilirik filloi përzierja pjesërisht, dalëngadalë por pa shlyerjen e popullit vendor kryesisht malësor, gjetës ose grumbullues “ushqimvjelës” si dhe gjuetar me popujt ardhacakë bujqësorë nga Anatolia Hitite (Turqia e sotme atëbotë kur nuk kishte turq) sepse bujqësia ishte shpikur matanë në Mesopotami (Mesdylumshe).
Shqiptarët e bekuar me shqipen e shenjtë për nga lashtësia nuk duhet të harrojnë se janë pronarë të shkuarsisë dhe pronësisë së lashtësisë sepse fiset helene/grekët erdhën si pushtues nga Ionia e Azisë së vogël (sipas “Britannica”) para 4 mijë vitesh (në mijëvjeçarin e dytë p.e.s.) dhe aty gjetën, sipas tyre, fisin e mirëfilltë të cilin ata e pagëzuan si “mitik” ose i lashtë dhe prej tij përvetësuan derisa pastaj e nënshtruan duke ngritur shoqërinë e tyre teknokratike mu si frankofonët pushtues të Anglisë, ndërsa serbët erdhën para 1500 vitesh duke rrëmbyer e shlyer, mbishkruar me mbivendosje emërtimet e tyre si anglezët në Amerikë dhe përfundimisht turqit pushtues poashtu erdhën nga Azia para 500 vitesh dhe shkrinë e shkombëtarizuan saqë mjerisht “shqiptarët e shartuar” pandehin se janë të huaj në tokën e trashëguar nga të parët përkates dhe nuk betohen me Besën shqiptare, por me “amin” meslindor, ndaj shfrytëzohen si shërbetorë të tyre kur e dinë se ka vetëm një Zot e një Shkencë e saktë, pa animthi për të gjithë si dhe një shqipe e shenjtë për shqiptarët të cilat janë edhe shqytat e shpëtimit shqiptar.
© Burim Bardhari
https://www.youtube.com/watch?v=tDefmV3anI8



