Andej-Këtej

Një rrugë e gjatë vetëm për një darkë-Nga Eric Margolis

Nga: Eric Margolis

Udhëtimi i Presidentit Donald Trump në Vietnam ju kushtoi taksapaguesve amerikanë 5,695,000, dollarë, vetëm për fluturimin e tij në Taj Mahal. Plus disa miliona më shumë të shpenzuara për shoqëruesit e tij, limuzinwn presidenciale, dhoma hoteli, ushqime, detaje të sigurisë dhe vetëm Ho Chi Minh e di se çfarë tjetër. Dhe për cfarë? Një shans për një foto të bukur dhe një darkë të këndshme për të dy udhëheqësit në Hanoi. Të gjithë ata që ndjekin me vëmendje çështjet aziatike, e dinin që më parë se forca dinastike e Koresë së Veriut (i njohur si mbret) nuk kishte asnjë interes ose arsye të mirë për të hequr dorë nga programi i tij bërthamor. Drejtori i inteligjencës kombëtare të SHBA-së, Dan Coates, e informoi Trump-in për këtë që javën e kaluar. Shumë kohë më parë, unë kam punuar në Xhamajka për projektet e zhvillimit të tokës dhe portit. Pronari i firmës sime një person me pozitë dhe egoist, të gjitha problemet e reja që shfaqeshin mundohej t’i thjeshtëzonte duke thënë me theksin e tij melodioz anglo-xhamaikan "mos u shqetësoni do ta zgjidh unë!" Por në shumicën e rasteve, negociatori i madh i ngatërronte gjërat. I vetëquajturi kryenegociator i Amerikës, bëri të njëjtën gjë në Vietnam. Dy janë arsyet; ose ai ishte shumë i shqetësuar dhe mezi po priste që të largohej sa më parë nga Uashingtoni për të shmangur stuhinë në rritje të skandaleve me të cilat po përballet, ose mendoi se me lajka mund ta bënte udhëheqësin e Koresë së Veriut të hiqte dorë nga armët e tij bërthamore, si e vetmja gjë që pengon një pushtim të SHBA-së nga Korea e Veriut apo një operacion që do të sjellë ndyshimin e regjimit.

Dikush gjithashtu ngre dyshimin se Trump & Co. e ka kuptuar se sa ndikim kanë fqinjët e Koresë së Veriut, Rusia dhe Kina tek Kim Jong Un. Prej nga kanë ardhur teknologjia bërthamore dhe raketat e Koresë së Veriut? A e besoi me të vërtetë Trump se Vlad Putin do të lejonte që Kim të binte dakord që në takimin e parë (ose ta pelqente atë)? I ashtuquajturi "denuklearizim" i Koresë së Veriut ka qenë gjithmonë një mashtrim. E vetmja mënyrë efektive për të reduktuar arsenalin bërthamor të Phenianit është angazhimi në koncesione favorizuese për një periudhë disa vjeçare. Ndoshta mënyra më e mirë do të ishte shpallja e përfundimit të Luftës së Koresë të 1950-s dhe heqja e ngadalëshme e sanksioneve dërrmuese të SHBA-së ndaj Koresë së Veriut. Dhe pastaj lejimi i Koresë së Jugut që të marrë drejtimin e rindërtimit të Veriut. Dhe, mbi të gjitha, pushimi i kërcënimeve amerikane për të pushtuar Korenë e Veriut dhe /ose për të përmbysur dinastinë Kim. Nga ana e tyre koreano-veriorët mund të kërkonin që SHBA të denuklearizojë rajonin, duke hequr armët e tyre bërthamore nga Japonia, Korea e Jugut, Guam dhe Flota e Pestë. Pheniani gjithashtu mund të insistojë që trupat amerikane dhe bazat ajrore në Korenë e Jugut që janë më tepër se 30,000, të hiqen. Këto janë çështjet e vërteta diplomatike jo përqafimet dhe deklaratat e dashurisë së pavdekshme.

Presidenti Trump është një diplomat amator edhe pse mendon se është mbret. E gjithë vëmendja që ai merr nga mediat amerikane thjesht e ka bërë më arrogant. Arti i tij i marrëveshjes nuk dha rezultat në Hanoi. Interesant është fakti që mediat amerikane nuk i kushtuan shumë vëmendje ironisë së kontaktit të parë të Trump-it me Vietnamin në fund të viteve 1960, kur familja e tij e pasur siguroi për të gjashtë raporte mjekësore për një problem të vogël në këmbë, gjë që i dha mundësinë për të mos u paraqitur në Ushtrinë Amerikane gjatë Luftës së Vietnamit. Kurse unë, u regjistrova në ushtri dhe u hoqa zvarrë në trajnimet e këmbësorisë, që nga fillestaret deri në ato më të avancuarat, me një kockë të thyer në këmbën time të majtë gjatë të njëjtit konflikt, sepse besoja se ishte detyrë e çdo qytetari amerikan të kryente detyrimin ushtarak. Insistimi i Trump-it që Koreja e Veriut të hiqte shumicën ose madje të gjitha armët e saj bërthamore në këmbim të një pakësimi të moderuar të sanksioneve të SHBA-së, u duk si një dështim që para se Trump të nisej për në Hanoi. Është shumë e mundshme që luftëtari i zjarrtë, John Bolton, i cili ka sabotuar marrëveshjet e mëparshme bërthamore me Iranin dhe Korenë e Veriut, të ketë luajtur një rol të madh në këtë fiasko. Interesant është gjithashtu fakti që Trump u tha gazetarëve më herët se Putini i Rusisë i kishte thënë atij që KGB-ja kishte raportuar se arsenali bërthamor i Koresë së Veriut ishte thjesht një zhurmë. Dhe KGB-ja ka një reputacion për saktësinë e saj. Ndërkohë udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim duhet të bëjë një udhëtim tjetër dy ditor me tren në Phenian. Ai duhet t’i japë fund frikës së tij të fluturimit-që është më e sigurt se udhëtimi me tren.

Dështimi i Hanoi-t mund të dëmtojë qëndrimin e Kim në pushtet. Kjo nuk është gjë e mirë. Kim që ju njihni është shumë më i mirë se ai që nuk njihni. Një Kore e Veriut e lëkundur do të ishte shumë më e rrezikshme sesa mbretëria e Kim. Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut po bëjnë një përparim të rëndësishëm në ndërtimin e marrëdhënieve më të mira.

 

Përktheu: Ariola Mani