Requiem për Pinochio-n
- Published in Andej-Këtej

- Nga: Zef Preçi
Kur ishim femijë, një personazh libri i Carlo Collod-it ka qenë shumë i dashur për brezin tonë. E kam fjalën për Aventurat e Pinochio-s, librin më të përkthyer në të gjitha gjuhët e botës mbas Bibles...
Nga ta dinim ne të shkretët se do të vinte një ditë që ky personazh aq i dashur, aventurier, që të rrëmbente në një botë imagjinare, por pa harruar për asnjë çast edhe funksionin edukativ, do të harrohej për dekada.
Do të harrohej, për t’u shfaqur në dhjetëra modele aspak të dashur dhe vetëm të urryer sapo marrin pushtetin dhe bejne sikur qeverisin. Aventurierë që kalojnë edhe imagjinatën më të shfrenuar, që nuk ju dhimbset asgjë çfarë ka mbetur nga pasuria, mundi dhe djersa e këtij vendi. Pa lidhje me edukimin dhe formimin qytetar, deri në modele të papërgjeshmërisë dhe bjerrjes së fjalës publike në funksion të krijimit të Shqipërisë virtuale “të bekuar” me para trefletëshi të gjelbër...
Deri kur kështu ma? - klithte Migjeni 90 vjet më parë...
Mjaft, për hatër t’njeriut e t’Zotit! - këlthet Dom Gjergj Meta 9 orë më parë...
Kohë e pakohë për Pinochio-n e mençur dhe të dashur të Collod-it...
Kohë edhe më e pakohë për Pinochio-t e sotëm, derisa ndërgjegja kombëtare të zgjohet...