Trashëgimi

Të lexohet mirë Kanuni para se t’i caktohet një vend në muze - Nga Albana Lifschin

Nё kohёn e monizmit, njё inspektor i Ministrisё sё Arsimit i kishte hipur makinёs dhe kishte “mёsy” veriun pёr kontroll. Pasi mbaroi punё me Tropojёn, i tha shoferit tё tij: “Dhe tani, drejt pёr Mirditё”.

Ky rast qe kthyer nё barcaletё pёr tё treguar qё madje as ata qё e mbanin veten tё ditur nuk e njihnin Mirditёn dhe nuk e dinin se ajo nuk ishte as njё orё e gjysёm larg kryeqytetit.

Mirdita-ish ‘principata’, krenare, e vetmja nё truallin shqiptar, qё u vetqeveris nё shekuj, pa pranuar asnjё pushtues tё huaj. Kjo krahinё, qё kish merituar vёmendjen e studiuesve tё njohur tё Evropёs, lihej nё harresё, apo edhe kur e sillte rasti konfondohej me kanunin duke shkёputur prej tij “gjakmarrjen” dhe duke e keqinterpretuar atё nё mёnyrё monstruoze. Kjo ndodhte nё periudhёn moniste. Por mjerisht kjo ndodh edhe tani nё periudhёn pluraliste, kur zhvillimet demokratike tё vendit kanё krijuar mundёsi njohjeje mё tё mёdha dhe çlirimi i fjalёs ёshtё bёrё i mundshёm.
Nё parathёnien e tij pёr Kanunin, At Gjergj Fishta, ndalet qёllimisht pёr tё qartёsuar idenё e gjakmarrjes dhe shpjeguar se ajo nuk ёshtё njё “vendetta"…”Kanibali mbyt njeriun me i hangёr misht, e prandej asht barbar, ndёrsa gjykatёsi evropian e myt njeriun…pёr mё shpёtue shoqninё prej njё elementi tё rrezikshёm, e prandej nuk asht barbar...E se vrasja e gjaksit nё pikpamje psihologjike nuk asht njё vendetta, dan (dallon, A.M) edhe prej faktit se vras(j)a ndёrmjet dy familjeve hasme (armike, A.M) nuk shtyhet nё njё numёr tё pacaktuem”; pasi mbaronte shlyerja e gjakut, (d.m.th. vritej vetёm vrasёsi) familjet i ktheheshin jetёs sё zakonshme, jepnin e merrnin me njera tjetrёn. Familjet malёsore kishin frymёn e solidaritetit, ndihmonin njeri tjetrit, punonin nё tokat e njeri tjetrit, apo hapje rrugёsh, vijash, pusesh qё ishin nё tё mirё tё tё gjithёve, tё fshatit apo bajrakut.
Sot mё tepёr se gjysma e shteteve tё SHBA zbatojnё dёnimin me vdekje pёr atё qё vret. Dёnimin me vdekje pёr vrasёsin e kemi patur edhe nё Shqipёri deri nё vitin 1998. Kur vepron ligji shtetёror, ёshtё shteti ai qё kujdeset pёr çeshtjen, e jo individi. Individi e merr ligjin nё dorёn e vet, atje ku sheh indiferencёn e shtetit ndaj krimit, ose kur shteti nuk funksionon. Pra, “gjakmarrjet” nё dekadat e fundit kanё qenё keqpёrdorime tё Kanunit, apo shpёrdorime tё tij.

Pёr tё treguar se sa i peshuar ka qenё Kanuni nё fenomenin e gjakmarrjes, mund t’i referohemi njё rasti tё njohur, qё ndodhi nё Mirditё nё gusht tё viti 1949. Kёtё shembull e sjell studiuesi, Ndue Dedaj, nё librin e tij “Kanuni mes Kuptimit dhe Keqkuptimit”. Citojmё: “Kur Kryeministri Mehmet Shehu i thotё plakut tё urtё mirditas: “Qёndro e duro, se djalit tёnd (Bardhok Bibёs) do t’ja marrё hakun njёqind fish Partia e Qeveria, ai i pёrgjigjet me njё urti kanunore:’Djali em, Bardhoku, u vra e nuk ngjallet ma, nё mujshi me zanё doracin (vrasёsin), atё dёnoni, por pёr vrasjen e tim biri mos merrni nё qafё popullin e Mirditёs".
Qeveria komuniste qё bёnte ‘kanunin e vet’, ekzekutoi njёherёsh barbarisht 14 burra tё pafajshёm pёr ‘gjakmarrje’ dhe i hodhi nё njё gropё tё pёrbashkёt: Llesh Melyshi, Nikoll Bardhok Bajraktari, Bardhok Dod Lleshaj, Gjergj Keç Beleshi, Dod Marka Biba, Ded Preng Gjomarkaj, Nikoll Llesh Nikolli, Gjin Keçi, Preng Shkurt Nikolli, Ndoc Gjet Palaj, Frrok Mata, Marka Ndrec Marku, Ded Paloka, Zef Vila.

Nё kapitullin “VRAS(J)A" tё Kanunit ka njё fakt qё tё bёn pёrshtypje: vrasja, sipas Kanunit, ishte njё vrasje jo dhunuese, jo e shёmtuar. Sipas kanunit dorёrasi e kthen trupin e tё vrarit sё mbari dhe pushkёn ia mbёshtet tek kryet. Nёse nuk mund ta bёnte vetё kёtё, ia kёrkonte dikujt tjetёr ta bёnte dhe lajmёronte familjen e tё vrarit pёr vrasjen. “Ai nuk guxon ta marrё armёn e tё vrarit: po e bani kёt faqe tё zezё, ai bjen nё dy gjaqe”.
Nё se shkojmё disi mё tej nё tё kaluarёn, pёr tё treguar karakterin fisnik tё mirditorit edhe në pushkë edhe nё luftё, kemi episodin e njohur tё pёrmendur nё libra historianёsh tё huaj e tё vendit. Kur Ali Pashё Tepelena, kishte mbyllur 800 burra kardhiqotё tё paarmatosur, e u dha urdhёr ushtarёve mirditorё pёr t’i vrarё duke u premtuar çmimin mё tё madh, prijёsi i mirditorёve, djali i Kapedanit tё Mirditës, Mark Lleshi i u pёrgjigj: “…Jepu kardhiqotёve armёt qё u ke marrё, leri tё lirё tё dalin nё fushё tё mejdanit, tё sigurtё se mund tё mbrohen e, kur ata tё kenё kapё armёt atёhere na urdhno …”
Njё aspekt shumё i rёndёsishёm ishte pajtimi i gjaqeve. Kanuni ishte pёr pajtimin e gjaqeve. Kanuni çonte nё shtёpinё e tё vrarit vrasёsin dhe i pajtonte, kjo bёhej nёpёrmjet ndёrhyrjes sё dashamirёve tё shtёpisё sё tё vramit e tё famullitarit ose nёpёrmjet kapedanit tё Mirditёs.
Procesi i qeverisjes d.m.th. zbatimi i ligjeve tё Kanunit bёhej nga Kapedani- Dera e Gjomarkut, sёbashku me bajraktarёt si edhe 25 krerёt nga Pleqsia nёpёrmjet kuvendeve. Nё kuvend “autoriteti mё i lartё sipas Kanunit, ishte zani i popullit (Vox populi vox dei) d.m.th. nёse krerёt ishin nё kundёrshtim me Gjomarkun, kapedani mblidhte popullin, pra nga njё burrё pёr çdo shtёpi dhe pёrfundimisht i qёndronte vendimi t tё popullit.
Kuvendi ishte i urtё. Sipas Kanunit nё Mirditё kur flet njeri, tё tjerёt dёgjojnё nё heshtje (pika 1118); Kanuni s’ban qё tё shahet kush nё kuvend; po e bani kush kёtё punё do tё gjobitet …(pika 1123). Citova kёtu nga kapitull i Kanunit “Burrat e maleve tё Shqypnisё nё kuvend”. Tё bёn tё mendosh qё sikur tё qe trashёguar vetёm kjo cilёsi e Kanunit, d.m.th. urtёsia nё kuvend, do tё kishim njё parlament tё civilizuar pёr t’u patur zili, e jo me fyerje e grindje tё pashoqe.
Mirditorёt si popull janё tё urtё, tё pjekur e tё duruar nё mёnyrё tё jashtёzakonshme. Ngjarjet e 97-tёs dёshmuan qartё pёr natyrёn e karakterin e mirditorit. Ndryshe nga kudo, Mirdita e kaloi kёtё periudhё me qetёsi tё habitёshme. Nuk pati dёmtime, shkatёrrime e grabitje nё qytet apo malsi. Njerёzit nuk u mbyllёn brenda nё shtёpi, nuk “u ngujuan”. Edhe nё ato ditё paniku pёr tё gjithё vendin, nё Rrёshen nuk u ndalua shёtitja tradicionale nё rrugёn kryesore tё qytetit. Duke patur parasysh qё ky fakt interesant ndodhte nё kryeqendrёn e Kanunit, a nuk duhet t’u tёrhiqte vёmendjen studiuesve e analistёve tanё pёr tё kёrkuar ’ pse-nё’?

Famullitari austriak, Fabian Barkata, qё nё fund te shek XIX filim tё shek.XX, ka punuar e jetuar pёr njё kohё tё gjatё famullinё e Rrubikut, njё nga kishat mё tё vjetra e mё monumentale tё Shqipёrisё. Kisha, siç e pёrshkruan ai, ishte nё majё tё shkrepit, “si tё ishte vendosur aty prej ndonjё vigani nё njё nga luginat ma tё bukura tё botёs”. Ёshtё fjala pёr luginёn e Fanit qё pёrmendet si vendi i Selisё sё Shtetit tё Arbёrit (1190-1216).
Pёr tё njohur nga afёr traditat, doket e zakonet, mitet e bestytnitё e kёsaj krahine, Fabian Barkata mёsoi gjuhёn shqipe. Ai i hodhi pёrjetimet nё ditarin e tij shqip si edhe nё romanin tёrёsisht realist “Lule”, me nёntitull : “Njё histori e vёrtetё prej kohёs sё kalueme shumё tё afёrme tё Shqipnisё”, botuar sё pari nё 1924, nё Mynhen tё Germanisё ribotuar nё 1929, si dhe pёrkthyer nё pesё gjuhё tё tjera tё Evropёs. Ky libёr, u pёrkthye nё shqip nё vitin 1930 nga Prof. Karl Gurakuqi, i cili e quan atё frut tё njё studimi tё thellё e tё matun ku paraqiten me ngjyra tё gjalla realiteti i botёs shqiptare tё maleve. Po tё lexosh kёtё libёr, nёpёrmjet njё ngjarjeje sa tё bukur aq dhe tё dhimbshme sheh qartё zakonet e traditat e malёsorёve mirditore dhe fisnikёrinё e tyre.

Autori, Barkata, nё roman, shpreh opinionin e vet para botёs evropiane, kur thotё nё mes tё tjerave: “Kёtu, po; pranё kёtij populli tё thjeshtё e tё paprishun, te kёta njerёz, qё ata i quejnё gjysёm barbarё, duhet tё vijnё nё shkollё, tё nxanё se si nё vobektёsi, nё thjeshtёsi andjesh nё shpresё te i madhi Perёndi e ka rranjёn lumtunia e çdo njeriu,veçanёrisht dhe gёzimi dhe mirrёrojtja e popujve”.
Po i mbyll kёtu kёto shёnime (megjithёse rreth kёsaj teme mund tё flitet shumё), duke përmendur njё takim tё rastit qё pata kohёt e fundit me njё bashkёatdhetar, mёrgimtar, i cili po kthehej nё atdhe.
-Kёtё radhё nuk po vij nё vendin tim si turist, por kam vendosur tё blej njё apartament. Nё Amerikё do tё kthehem, sa pёr tё parё fёmijёt qё tashmё kanё krijuar familjet e tyre,- mё tha, me sa duket sa mё shumё plaket njeriu, aq mё shumё mall ka pёr tokёn ku ka lerё.
- Qyteti juaj ёshtё i bukur …
-Pёr mua, sot e gjithё Shqipёria ёshtё bёrё e bukur, dhe e gjitha ёshtё e imja, por siç thoshim nё Nju Jork,- ka shumё rёndёsi mёhalla ku banon, kojshinjtё. Dhe kojshi mё tё qetё se mirditorёt nuk ka…Ata dijnё tё dёgjojnё, tё respektojnё e nuk dijnё tё grinden.

Duke iu kthyer programit televiziv, nga morёn shkas kёto shёnime, them se nёse Kanunin-dikush mund ta sugjerojё pёr “ta mbyllur” nё muze, pasi i ka kaluar koha, (edhe ligjёbёrёsi i parё i botёs Hamurabi, e ka vendin nё muze, por me sa mbaj mend unё ishte pikёrisht Kodi i tij, me tё cilin filluam leksionet e drejtёsisё nё fakultetin juridik) unё do t’i propozoja sugjeruesit qё ta bёnte kёtё me “kusht”qё t’i jepej mundёsia pёr ta tёrhequr nga muzeu pёr tё mёsuar ndonjё gjё ‘elementare’ si p.sh.sjelljen qytetare demokratike nё komunikimin nё mes njerёzish, apo pёr efekt tё sjelljes sё arsyeshme e tё urtё tё partive politike nё Kuvendin Shqiptar.

Albana Melyshi Lifschin