Trashëgimi

Ja cilat janë kryeveprat e trashëgimisë kulturore shpirtërore shqiptare

Të mbrosh trashëgiminë shpirtërore, do të thotë të ruash vetë popullin, pasi është bartësi i kësaj pasurie. Prandaj është shumë e rëndësishme së pari të njohim kryeveprat e trashëgimisë sonë kulturore në mënyrë që ti ruajmë e ti përcjellim ato nëpër breza.

Ja cilat janë kryeveprat e trashëgimisë kulturore shpirtërore shqiptare të njohura e të mbrojtura me ligj.

1. Isopolifonia popullore shqiptare – Folklor vokal, instrumental dhe koreografik. Tipologji të trashëgimisë shpirtërore kombëtare shqiptare, e shpallur “Kryevepër e trashëgimisë gojore dhe shpirtërore e njerëzimit”, UNESCO, 25 nëntor 2005.

2. Eposi i Kreshnikëve – Folklor vokal, instrumental dhe koreografik. Tipologji të trashëgimisë shpirtërore kombëtare shqiptare. Cikël këngësh legjendare, i shoqëruar me lahutë me në qendër dy vëllezërit Muji dhe Halili, i kënduar në Malësinë e Madhe, Dukagjin, Has, Kosovë në Rrafshin e Dukagjinit, etj.

3. Dialektet gjuhësorë: dialekti gegë dhe ai toskë – Folklor gojor. Tipologji e trashëgimisë shpirtërore kombëtare shqiptare.

4. Muzika popullore homofonike e Shqipërisë së Mesme (Tiranës, Elbasanit, Kavajës, Durrësit, Krujës dhe Beratit) – Folklor vokal, instrumental dhe koreografik.

5. Ahengu qytetar shkodran – Folklor vokal, instrumental dhe koreografik. Tipologji të trashëgimisë shpirtërore kombëtare shqiptare. Ahengu bëhej natën e dasmës, ditën e martesës, mbrëmjen e kurorës deri në mëngjesin e ditës së nesërme.

6. Mjeshtëria e punimit të veglave muzikore popullore – Zeje tradicionale, pjesë e trashëgimisë shpirtërore kombëtare shqiptare. Në rrugë artizanale në Shqipëri prodhohen vegla si gajde, fyell, curle dyjare, çifteli, sharki, lahutë, dajre, daulle, etj.

7. Vallja e vajzave dropullite – Folklor instrumental dhe koreografik. Tipologji e trashëgimisë shpirtërore të minoritetit etnik grek, pjesë e diversitetit kulturor në Shqipëri.