Kanada

The Globe and Mail: Loja Kanada - SHBA po ndryshon

  • Published in Kanada
Nga: Franc Bucley, Brian Lee Crowley dhe Sean Speer

Frank Buckley është profesor në Shkollën Juridike Antonin Scalia në Universitetin George Mason, Brian Lee Crowley është drejtor i Institutit Macdonald-Laurier dhe Sean Speer është studiues në Institutin Macdonald-Laurier.

Sulmet e fundit të Donald Trump mbi Kanadanë dhe Kryeministrin Justin Trudeau kanë tërhequr nje vëmendje të konsiderueshme mediatike dhe politike. Reagimi ka qenë i shpejtë. Gazetarët kanë kërkuar sanksione kundër Presidentit. Këshilli i qytetit të Halton Hills, Ontario, miratoi një mocion për të inkurajuar banorët  që të shmangin blerjen e mallrave të prodhuara në  SHBA. Fjalimi i fundit jodiplomatik i Ministres së Punëve të Jashtme Chrystia Freeland në Uashington, paralajmëroi për "populizëm të zemëruar", ngritjen e "personave te fuqishëm " dhe tërheqjen e dukshme të Shteteve të Bashkuara nga procedurat e bazuara ne rregullat ndërkombëtare.

Kanadezët kanë arsye për të qenë të irrituar nga tarifat e administratës së SHBA dhe retorika e përdorur nga presidenti dhe ndihmësit e tij. Që administrata e Trumpit ka vënë në shënjestër Kanadanë, është shume "e padukshme" ka shkruar njëri prej nesh.

Por, ndonëse zemërimi ose egërsimi mund të justifikohen, nuk mundet të justifikohet trazira e shkaktuar. Shprehja e znj. Freeland për "habinë" është e zakonshme për disa politikëbërës dhe komentatorë të politikave. Kanadezët duken vërtet të habitur që Presidenti po sfidon shumë nga parimet themelore të internacionalizmit pas Luftës së Dytë Botërore.

E vërteta është se ai në mënyre të vazhdueshme ka ngritur  domosdoshmërinë për të rishikuar strukturën themelore të angazhimit global të SHBA-ve. Filloi me nisjen e fushatës kur diskutoi për tregëtinë asimetrike dhe marrëdhëniet ushtarake të Shteteve të Bashkuara me vende të ndryshme. Siç tha ai: "Ne i kemi të gjitha kartat, por nuk dimë se si t'i përdorim ato. Ne as që e dimë qe i kemi këto karta, sepse udhëheqësit tanë nuk e kuptojnë lojën ".

Ka mundesi që edhe vetë Z. Trump të mos e kuptojë plotësisht lojën, por me siguri ai po mundohet që ti luajë letrat ndryshe nga paraardhësit e tij në periudhen afërsisht një vit e gjysmë të presidencës së tij. Kolumnisti i National Post, Andrew Coyne, e ka quajtur atë "të paprecedent" dhe me të drejte. Kjo do të ketë implikime të mëdha për Kanadanë.

Zyrtarët kanadezë duhet të tregohen të mençur për të kuptuar masën në të cilën veprimet e Presidentit pasqyrojnë një rikalibrim të qëllimshëm të marrëveshjeve ndërkombëtare të pasluftës. Këto tendenca do të vazhdojnë edhe pas Trumpit, duke pasur parasysh interesat gjeopolitike dhe ekonomike të Shteteve të Bashkuara. Kanadaja do të duhet të jetë gati dhe jo e habitur. Mos harroni, 20 për qind e ekonomisë sonë varet nga eksportet në Shtetet e Bashkuara dhe më pak se 2 për qind e ekonomisë së tyre varet nga eksportet me ne. Nuk mund t’ja lejojmë vetes këtë gabim.

Duhet te bësh një përpjekje shumë të madhe që të lësh mënjanë dobësitë e Presidentit. Por është e rëndësishme për politikëbërësit kanadezë që ta mënjanojnë Presidentin nga këto tendenca. Loja po ndryshon, dhe ne do të duhet të jemi në gjendje të luajmë në mënyrë sa më efektive në çdo drejtim.

Duhet të fillojmë me pranimin e faktit që   dyshimi që z. Trump ka për institucionet dhe aleancat ndërkombëtare nuk është tërësisht i pajustifikuar. Shumë prej tyre u krijuan në kushtet e Luftës së Ftohtë, kur Shtetet e Bashkuara ishin të gatshme të merrnin një pjesë disproporcionale të kostove dhe të pranonin disa kufizime në vetë- interesin e tyre në shkëmbim   me kontrollin e zgjerimit sovjetik. Ndonese   kushtet kanë ndryshuar, shumë prej këtyre marrëveshjeve  institucionale dhe financiare  janë të njëjta. Z. Trump tani po sfidon atë që studiuesi amerikan Robert Kagan kohët e fundit e quajti "ujdi e madhe".

Ashtu sikurse Z. Kagan e përshkruan këtë ujdi, Shtetet e Bashkuara kryesisht u bënë ofruesi kryesor i sigurisë dhe paqes në Evropë dhe Azinë Lindore pas Luftës së Dytë Botërore në këmbim të stabilitetit global dhe një pengesë për zgjerimin sovjetik. Në të njëjtën kohë, kjo do të merrte edhe permasa ekonomike. Shtetet e Bashkuara do të subvenciononin shpenzimet e ndihmes sociale midis aleatëve të saj duke marrë parasysh një pjesë joproporcionale të kostove ushtarake dhe të sigurisë dhe do të mbështesnin ekonomitë e tyre duke pranuar një marrëdhënie ekonomike josimetrike. Ky model i "ndriçuar" u bë themeli i rendit liberal të pas Luftës së Dytë Botërore.

Modeli ka mbijetuar prej kohësh në ish Bashkimin Sovjetik të mbaruar.  Administratat pasuese riafirmuan mbështetjen e tyre edhe pse konteksti global kishte ndryshuar dhe burimet dhe kapacitetet e Shteteve të Bashkuara u bënë më të rralla. Ideja qe "pazaret e mëdha" duhet të vazhdojnë, thjesht u mor si e mirëqënë. Edhe tani Shtetet e Bashkuara shpenzojnë për ushtrinë e tyre më shumë se tetë vendet e tjera së bashku.

Por kjo nuk do të vazhdojë gjatë. Z. Trump po sfidon idenë se marrëveshjet e ndërsjella të qenësishme në "ujdinë e madhe" janë ende në interes të SHBA-se. Ai është i ngopur me asimetritë në inputet e kombinuara me simetrinë e influences. Dikush mund të argumentojë se ai është i gabuar ose se administrata e tij po i keqtrajton këto çështje. Por pyetjet që ai ngre nuk janë aspak të paarsyeshme.

Shtetet e Bashkuara kontribuojnë me gati një nga çdo katër dollarë të buxhetit të Kombeve të Bashkuara. Kjo siguron afro një të katërtën e buxhetit të NATO-s dhe shpenzimet e saj për mbrojtjen si pjesë e GDP-së janë afërsisht dy here më të larta se e aleatëve te NATO-s si Franca, Gjermania dhe Kanadaja. Pjesa e saj në buxhetin e Organizatës Botërore të Tregtisë është gati 40 për qind më e lartë se vendet e tjera të mëdha.  Dhe lista vazhdon.

A vleresohen Shtetet e Bashkuara   për këto shpenzime? A janë këto institucione ende mjeti më i mirë për avancimin e interesave amerikane?

Modeli i z. Trump "America First", i cili ka mbështetjen e shumicës së popullsisë, thotë JO. Prandaj kërkohet që të zëvendësohet nocioni i "udhëheqjes amerikane" të një aleance të gjerë konsensuale me një praktikim të interesit kombëtar. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht izolacionizëm. Por në mënyrë të qartë përfshin një koncept më të ngushtë të interesave amerikane dhe rolit të Shteteve të Bashkuara në botë.

Ne ndoshta do të shohim më shumë marrëveshje të këtij lloji në politikën e jashtme të SHBA se sa institucione ose struktura të përhershme ndërkombëtare. Ndoshta do të shohim më shumë angazhime utilitare ose reale me vende të ndryshme bazuar në çeshtje të ndryshme. Ironikisht, duket se kjo nënkupton shpenzime më të larta për mbrojtjen e SHBA-së, ndërkohë që Uashingtoni përgatitet të përballet me botën i vetëm nëse nevojitet. Mendojeni këtë si një politikë të jashtme të re transaksionale.

Çështja nuk është që të aprovohet apo të dënohet perqasja e Shtëpisë së Bardhë, por të dalë në pah ajo që po ndodh dhe të përcaktohet se si duhet të reagojnë hartuesit kanadezë të politikave. Duhet të pranojmë se kjo është diçka ndryshe dhe që duhet vepruar në përputhje me rrethanat.

Çfarë do të thotë kjo për politikën kanadeze?

Hartuesit e politikave nuk mund të marrin trajtim të veçantë për shkak të marrëdhënies sonë të gjatë dhe afrimitetit. Z. Kagan ka të drejtë kur thotë se zoti Trump   "nuk ndikohet nga kujtesa historike". Kjo nuk është një Shtëpi e Bardhë që shqetësohet për kerkesat  e  vendeve historikisht partnere.  Ajo është e përqendruar në interesin kombëtar të momentit të përcaktuar nga rrethanat ekonomike të votuesve të Trumpit, të cilët Presidenti kohët e fundit i quajti "më të mençurit, më të fortët, më punëtorët dhe më besnikët që kemi parë në historinë e vendeve tona".

Kjo do të thotë që zyrtarët kanadezë në mënyrë të ngjashme duhet të bëhen shumë më të fokusuar dhe më praktikë. Ankesat retorike që janë bërë në të kaluarën nuk do të funksionojnë më, ashtu si dhe çështjet tangenciale apo qaravitjet për efektet ekonomike të tarifave mbi bizneset ose punëtorët kanadezë. E vërteta është se administrata Trumpit thjesht nuk do t’ia dije.

Gjithashtu, ajo nuk do të heqe dorë nga masat "hakmarrëse". Vendosja e tarifave respektive do të dëmtojë bizneset dhe konsumatorët kanadezë dhe do të përshkallëzoje tensionin me qeverinë e SHBA-ve. Duket sikur z. Trump është i inkurajuar nga hakmarrja në vend që të ndryshojë mendje. Rezultati do të ishte një përshkallëzim i proteksionizmit dhe kosto më të larta për bizneset dhe punëtorët, gjë që ne do të na dëmtonte shumë më tepër sesa fqinjët tanë.  Demto veten duke u hakmarrë, është një politikë e dobët, sado kënaqësi të të japë.

Në vend të kësaj, një marrëveshje e re transaksioni duhet të fokusohet në shkëmbimin e ndërsjellë. Qeveria e Kanadasë duhet të punoje më tepër në fushat me interes të përbashkët   në partneritet me administratën. Targetimi i praktikave tregtare të padrejta të Kinës dhe rreziqet e sigurisë kombëtare, është një nga politikat  per të cilën Uashingtoni do të duhej te mirëpriste ndihmë kanadeze. Gjithashtu edhe bashkëpunimi në harmonizimin rregullator për të reduktuar kostot e transaksionit binacional është një tjetër politikë që kërkon bashkëpunim.  Por çfarëdo subjekti që të jetë, kjo axhendë duhet të jetë e rrënjosur në një partneritet strategjik që lidhet drejtpërdrejt me interesat amerikane. Ky është thelbi dallues i "Amerika e Para".

Ka gjithashtu hapësirë për të ndjekur parashkrimin e Andrew Coyne si dhe një axhendë pro-konkurruese. Një tipar që duket se i bën përshtypje zotit Trump është fuqia. Kanadaja duhet të bëjë përpjekje të sfidojë Shtetet e Bashkuara në investime dhe produkte nepërmjet taksave më të ulta, më pak rregulla, mbrojtje më të fortë te IP-se, më shumë kapital njerëzor e kështu me radhë. Si pikënisje, kjo mund të sjelle bashkëpunimin midis qeverisë së Trudeau dhe provincave (sidomos qeverisë se sapo zgjedhur të Fordit në Ontario), për të rishikuar taksimin e korporatave kanadeze në të gjitha aspektet, me qëllim që të rivendosë një avantazh konkurrues për Kanadanë.

Një fushë e fundit është nxitja e rrjetit tregtar në rritje të Kanadasë, në mënyrë që të jemi më pak të ekspozuar ndaj zgjedhjeve të politikës amerikane, edhe pse e vërteta është qe ne do të jemi gjithnjë  vendi fqinj më i afërt i Shteteve të Bashkuara dhe shumë larg nga çdo partner tjetër alternativ tregtar. Në të njëjtën kohe, Kanadaja është pjesë e pazgjidhshme e ekonomisë së Amerikës së Veriut. Sidoqoftë, marrëveshja e tregtisë së lirë Kanada-BE dhe Partneriteti Trans-Pacific i sapo-nënshkruar (tani e quajtur Marrëveshja Gjithëpërfshirëse dhe Progresive për Partneritetin Trans-Pacific) hapin dyert për tregjet e reja. Por përseri mbeten pengesa kryesisht politika dhe pasiguria ligjore për infrastrukturën e energjisë. Episodi i Kinder Morgan ka demonstruar edhe njëherë vështirësitë e transportimit të eksporteve kanadeze të energjisë në tregjet jo-amerikane. Kanadaja do të vazhdojë të shesë burimet tona të energjisë për miliarda dollarë me pak se çmimet botërore derisa të kemi aftësinë për të transportuar produktet tona gjetkë. Më parë kjo ishte diçka e dhimbshme dhe e bezdisshme, kurse tani është imperative.   

Tensionet e fundit mes Kanadasë dhe administratës Trump, kanë vënë në lëvizje zyrtarë dhe komentues kanadezë për faktin se Shtetet e Bashkuara po lëvizin drejt një modeli të ri të angazhimit global bazuar vetëm në interesin e paskrrupullt. Shumë, të cilët janë mësuar me Shtetet e Bashkuara që marrin një pjesë të madhe të burimeve dhe përgjegjësive, janë të habitur. Por ata nuk duhet të jenë. Kjo lojë ka mbaruar dhe nuk duhet të rifillojë përsëri. Kartat do të hidhen nga e para. Politikëbërësit kanadezë duhet të jenë të gatshëm të luajnë dorën e tyre në përfitim të interesave kanadeze.

Burimi: https://www.theglobeandmail.com/opinion/article-canada-must-recognize-that-the-game-is-changing/

Përgatiti: Ariola Mani