Discovery

Inteligjenca e njerëzve dhe e kafshëve - Nga Shyqyri Dekavelli

Shyqyri Dekavelli

Njerëzit nuk janë me të zgjuar se kafshët, por të ndryshëm.

Njerëzit kanë mashtruar veten për mijëra vjet se janë më të zgjuar se pjesa tjetër e mbretërisë së kafshëve, pavarësisht dëshmive në rritje për të kundërtën.

Inteligjenca e ngjashme me njerëzit tek kafshët është shumë më e zakonshme nga sa mendohet. Tregimet e kafshëve të zgjuara janë të shumta, nga derrat që luajnë video lojëra deri tek majmunët që tregtojnë celularë.

Testet zbulojnë se ato nuk veprojnë thjesht sipas instinktit, por mund të mendojnë në mënyrë fleksibël, si ne.

Për mijëvjeçarë, të gjitha llojet e autoriteteve - nga feja tek dijetarët e shquar - kanë përsëritur të njëjtën ide, se njerëzit janë të jashtëzakonshëm për shkak të faktit se ata janë më të zgjuarit në mbretërinë e kafshëve.

Sidoqoftë, nga studimet shkencore rezulton se kafshët mund të kenë aftësi njohëse që janë superiore ndaj qenieve njerëzore.

Besimi, se njerëzit kanë inteligjencë superiore, vjen nga Revolucioni Bujqësor rreth 10.000 vjet më parë, kur njerëzit filluan të prodhonin drithëra dhe të zbutnin kafshët.

Kjo mori vrull me zhvillimin e fesë së organizuar, e cila i shihte qeniet njerëzore si speciet kryesore.

Besimi i superioritetit njohës njerëzor u rrënjos në filozofinë dhe shkencat njerëzore. Edhe Aristoteli, ndoshta më me ndikim nga të gjithë mendimtarët, argumentoi se njerëzit ishin superior ndaj kafshëve të tjera për shkak të aftësisë sonë ekskluzive për të arsyetuar.

Ndërsa të drejtat e kafshëve filluan që të vleresohen gjatë shekullit të 19 -të, nxitja e Revolucionit Industrial parandaloi çdo perpjekje të bërë në ndërgjegjësimin e kafshëve.

Nga studimet e bera rezulton se kafshët shpesh posedojnë aftësi të ndryshme që keqkuptohen nga njerëzit.

Fakti që ata mund të mos na kuptojnë, ndërsa ne nuk i kuptojmë, nuk do të thotë që inteligjenca jonë është në nivele të ndryshme, ato janë të llojeve të ndryshme. Kur një i huaj përpiqet të komunikojë me ne duke përdorur një gjuhe te pakuptueshme, përshtypja jonë është se ai nuk është shumë inteligjent. Por realiteti është krejt ndryshe.

Kafshët ofrojnë lloje të ndryshme të inteligjencës të cilat janë nënvlerësuar për shkak të fiksimit të njerëzve në gjuhë dhe teknologji. Këto përfshijnë inteligjencën sociale dhe kinestetike. Disa gjitarë, si gibonët, mund të prodhojnë një numër të madh tingujsh të ndryshëm, mbi 20 tinguj të ndryshëm me kuptime qartësisht të ndryshme që i lejojnë këta të komunikojnë.

Shumë katërkëmbëshe lënë shenja të nuhatjes komplekse në mjedisin e tyre dhe disa si koalat, etj., kanë gjëndra të veçanta gjoksore për shënimin e aromës. Njerëzit me ndjenjën e tyre të kufizuar të nuhatjes, nuk mund të vlerësojnë kompleksitetin e mesazheve të përfshira në shenjat e nuhatjes.

Kafshët shtëpiake gjithashtu na japin një pasqyrë të afërt në aftësitë mendore të gjitarëve dhe zogjve. Ata madje mund të na komunikojnë kërkesat e tyre dhe të na bëjnë të bëjmë gjërat që ata duan. Bota shtazore është shumë më komplekse se sa ne e vleresojme.

Shkencëtarët kanë filluar të krijojnë teste të përpunuara, njelloj si per njerezit, për të vlerësuar kapacitetin e mendjes së një kafshe dhe të identifikojnë faktorët që çojnë në performancën e tyre. Zbulimet ofrojnë disa njohuri interesante në anatominë e inteligjencës. Ata madje mund të hedhin dritë mbi origjinën evolucionare të mendjes sonë.

©Shyqyri Dekavelli