Përralla e zjarrit - Nga Artan Gjyzel Hasani
 
 flasim për zjarrin që ndezëm dikur
për flakën që na përflaku
për drutë që u bënë prush e më pas hi
por jo për tymin
për tymin nuk flet asnjeri
ku vallë shkon tymi i zjarrit të dashurisë
i vetmi tym që nuk ikën lart në qiell
por zbret poshtë në thellësitë tona
për të vënë në provë bronket e shpirtit tonë të ngushtë
dhe me pak kurriz të dalë
si qelq i deformuar nga flaka e tepërt
asfiksinë e syve kur lotët s’ti sheh kush
ish-dashuria është mbijetesë pa maskë
në kushtet e mungesës së oksigjenit
verbohemi për vetëmbrojtje
kur shikimi ynë nuk vlen
dhe në dashuri njerëzit verbohen dy herë
nga drita e agimit marramendës të flakës
dhe nga errësira e përjetshme e tymit…
(nga vëllimi poetik “OPIUM” 2025)
©artangjyzelhasani
 
     
 Ndue Dedaj
 Ndue Dedaj

