Krijimtari

Në kufirin e dritës - Nga Kristaq Turtulli

Ka çaste kur shpirti rri pezull,

midis frymëmarrjes dhe heshtjes.

Në kufirin e dritës.

Aty ku mendja ndalet, zemra fillon të flasë.

Ajo është pasqyra ime,

ku unë shoh për herë të parë,

fytyrën time të vërtetë.

Jeta s’është veç një rrugë e ndriçuar me dritë të përkohshme,

ku çdo hap është një humbje e pandjerë,

dhe çdo humbje është një fitim i thellë, i fshehtë.

Ne ecim, gabojmë, grindemi, shajmë, dashurojmë,

derisa kuptojmë se Zoti nuk na gjykon,

veç na pret me durim që të vërtetën të kuptojmë.

Ai që ka vuajtur shumë, që ka ecur nëpër luginën e humbjes,

e kupton se asnjë lot s’ka qenë i kotë.

Çdo dhimbje ka qenë një gur i vendosur në udhën që të çon drejt shpresës drejt dritës.

Ai pyet për kuptimin e sinqertë.

Dhe kuptimi e dritës së vërtetë,

lind atëhere,

kur ne puthim, jetën jetojmë, përqafojmë,

dhe dashurojmë,

pa mëri dhe pendesë.

Aty ku mendja ndalet, zemra fillon të flasë.

Ajo është pasqyra ime,

ku unë shoh për herë të parë,

fytyrën time të vërtetë.

© Kristaq Turtulli - Toronto