Krijimtari

Vangjush Ziko-Inati i dimrit

Një pulëbardhë s'po zgjohet dot

nga ngrica

mbështetur sqepin ka

pas varkës zënë në çark.

Kulmakët në breg

mërmëritin me vete

përkulur si shkop i peshkimit

(peshqit tallen me grepat e tyre

imagjinarë),

Tallet ngrica

me kujtimet tona

të vapës përvëluese

që me korrikun iku,

Pasqyra e ngrirë e liqenit

përqesh diellin

(ia kthen rrezet

pas fytyrës),

Inati i dimrit

gërryes

si zemërata jonë

që na thinj.

Tagged under Vangjush Ziko