Krijimtari

Babait - Nga Ilir Gjini

Ti ike krejt papritur,

një pallto që s’e veshe dot kurrë

në garderobë rri varur.

Supet ti kërrusen vitet,

veç shpirtin jo,

sikur rinohej, bashkë me to.

 

Në sirtarin tim të kujtimeve,

i heshtur qëndron...

Sa shume mall,

sa shumë dhimbje,

sa shume zbrazëti,

e huaj me duket bota…

 

Kur prindi largohet në amëshim,

shpirti ynë vdes pak e nga pak....

Jeta pa kujtime,

ngjan si ëndërr e tretur,

si lule që pa çelur eshtë tharë.

 

E vesha pallton tënde,

më shtrëngon në gji...

Si duart e tua dikur,

fëmijë kur isha…

Tagged under Flasshqip.ca Ilir Gjini