Krijimtari

Amrrijgallë[email protected] - Tregim nga Sami Milloshi

Kur gomonia e mbushur plotpërplot me matjanë, kuksianë, dibranë e tropojanë po bëhej gati ta linte gjirin te Rana e Hedhun, u shfaqa edhe unë.

Jo se desha t'i përvidhem edhe unë policisë e të shkoja në Angli. Unë kisha një hall tjetër. Desha t'u jap bashkëpatriotëve të mi dorëshkrimin e një romanit tim të pabotuar ta merrnin me vete si fat për udhëtimin e egër dhe plot me pabesi.

Ishte errësire, pus i zi. Binte një shi i ftohtë që veç natës së varrit do t'ia tregoj.

- Xhit kie? - tha kuksiani. Gomonia asht dingaz nuk ka ma vend.

- Nuk du me ardhë - thashë unë. Thjesht du me ju dhanë nji libër timin me e marrë me vete e me ma çue në Panairin e Londrës.

- Or voc - tha dibrani - ti paske dalë menç krejt. Na ina t'u shku për buk t'gjojës me qefin n'kraj, tëj na bojke prralla...

- Nuk asht t'u t'ranu, he burrë, ta çoj me imejl kur t'mrrajsh n'Londër. Tëj veç çom llaf se mrrajne shnoshë e majr ke inglizi.

- Pa ho njiherë çish á ajo adresa e imejlit tand?

- Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

- Po ytja çish asht?

- amrrijgjallë[email protected]

- Amin - thashë unë - dhe u gëzova që dibrani pranoi ta çonte në Londër dorëshkrimin tim.

- Po pse nuk e çon n'Panairin e Tiranës, or mec? - pyeti nje-ish komshiu im, ai që më tregoi se prej nga ku nisej gomonia për ne Londër.

- M'ka shpallë t'padëshiruem Diku me qylaf me majë - thashë unë.

- Kush á Diku? - pyeti sërish komshiu im.

- Hala nuk o kan i biri i mretneshës Elizabet. Tash mshile gojën se na bane vonë - urdhëroi tropojani.

- Ju priftë e mbara - thashë unë ndërsa ata ndezën gomonen që ulërinte si përbindësh në atë natë me shi dhe vetëtima.

- A e majte men adresën e imeljit tim or voc? - pyeti nëpër të ikur dibrani.

- amrrijgjallë[email protected] - iu gjegja.

Dy javë më vonë mora vesh që gomonia qe mbytur në grykën e Lamanshit dhe bashkë me të qe mbytur edhe romani im.

Rashë nga shiu ne breshër. Më duket se u bëra tahmaqar i madh me e çu në Panairin e Londrës.

Ta kisha çuar në atë të Tiranës. Po me çfarë ta çoja se: me charter apo me gomar, këtë dilemë kisha...

Kur vijnë mendtë, ikin dhentë, thoshin të moçmit. Iku në Lamansh edhe romani im...

©Sami Milloshi