Etyd pranveror - Nga Vangjush Ziko

Një tufë zogjsh të zinj
(si nuk i zbardhi dimri!)
nota pentagrami
në degët e panjës rrinë,
provojnë zërin
mos u ka ngrirë,
panja lakuriq
ëndërron fustan të blertë,
zogjtë,
folenë bosh me vezë,
unë hedh fall
në pëllëmbën





