Opinione

Berisha, thashethemexhiu Blinken dhe korrupsioni amerikan - Nga Rob Kore

Rob Kore - Toronto

Një kongresmen amerikan para pak kohësh deklaroi se çfarëdo që ndodhi gjatë vitit të fundit, ndodhi me saktësi sipas një plani të mirëstudjuar më parë.

Ata që hartuan këtë plan e bënë të qartë me deklaratat e tyre, që nuk do të respektonin as ligjin dhe as kushtetuten. Kryesore ishte vetëm të arrihej qëllimi final, marrja e pushtetit.

Praktikisht ky plan u zbatua pikë për pikë, duke filluar nga dhuna disa mujore në shumë shtete, nga votimi me postë, nga ndërprerja e numërimit në mesnatën e 3-4 Nëntorit, nga manipulimet e ndryshme në procesin e numurimit, nga censura e mediave të mëdha dhe Big Tech, nga çensurimi i tipit KGB të një ish-presidenti, nga kercënimet direkte dhe të familjarëve të gjithë atyre që guxuan të flisnin për vjedhjen e zgjedhjeve, e deri tek investigimet për shkaqe politike të politikanëve kurajozë dhe patriotë, të cilët kerkojnë të demaskojnë këtë maskaradë.

Shembull për këtë është kongresmeni Matt Gaetz. Mesazhi qe jep administrata Biden nepermjet investigimit të Matt Gaetz është i qartë: Kush flet, do shkatërrohet.

E keni ndeshur në ndonjë vënd tjetër këtë metodë kush flet i shkatërrohet jeta?

Ka një parim në politikën amerikane, qoftë të Brëndshme, qoftë të Jashtme, i cili zbatohet kur dikush ju del perpara dhe ju zë rrugën.

Parimi është: Më jepni një emër, t’ju gjej krimin. Stalini e ka thënë, por e zbaton dhe Amerika në kushtet e saj.

Si rezultat i gjithë këtyre ngjarjeve të sipërpërmendura, Amerikën sot e drejton një nga politikanët më të korruptuar në gjithë historinë e politikës amerikane.

Jo vetëm ai, por gjithë familja Biden është e implikuar në korrupsion masiv në Kinë, në Ukrainë në Rumani etj. E gjithë familja e tij ka shfrytëzuar postin e zv/presidentit Biden për të përfituar tendera milionash. Hunter Biden, sot duhet të ishte në burg. Faktet ekzistojnë në lap-topin e tij.

Nuk vendoset drejtësi thjesht për arsye politike dhe për standard të dyfishtë.

Për të gjitha këto që përmenda, administrata Biden nuk ka moral të flasë për korrupsion të politikanëve në shtete të tjera.

Korrupsioni i lartë sot në gjithë botën është rezultat edhe i korrupsionit shumë të lartë në Amerikë.

Prandaj, me deklaratën e Blinken, Berisha duhet ta konsiderojë për nder të shpallet “non grata” nga administrata Biden. Sepse administrata Biden shpall “grata” të gjithë ilegalët, kur shumë prej tyre jane kriminelë dhe terroristë që vinë nga të gjitha anët e botës.

Vetë deklarata e Blinken është e një niveli foshnjor. Ja përse:

-Nuk mund të shpallet non grata një person, i cili nuk jeton në atë vend.

-Deklarata është e tipit të thashethemit dhe ngjan si dy pika uji me akuzat që politikanët shqiptarë i bëjne njëri tjetrit, ku secili akuzon kundërshtarin pa fakte.

-Mbas përgjigjës së Berishes, Blinken me naivitet akoma më të madh deklaron që gjoja, ai tani e paska marrë informacionin nga një zyrtar që nuk pranon të identifikohet në lidhje me shpërdorimet e Berishes, i cili ka 8 vjet që nuk është në pushtet.

E çfarë besueshmerie ka kryediplomati amerikan, kur flet në një mënyrë të tillë?

-Blinken akuzon nje ish-kryeministër 8 vjet në opozitë për korrupsion, kur po vetë Blinken përgëzon Berishen për luftën ndaj korrupsionit kur ai ishte në pushtet.

Ky eshte nje paradoks, sepse deklarata e mëparshme hedh poshte deklaratën e sotme.

Me këtë veprim të administratës Biden, sot fitoi edhe njëherë Lobby serb në Washington.

Natyrisht që Berisha ka gjynahet e tij në politikë, por unë besoj se në rastin konkret nuk po kërkohet të vendoset drejtësi, por është një veprim i qartë politik, për shkak të cilit ne si komb humbasim.

Në rastin konkret serbët kërkojnë të heqin qafe njeriun që nëpërmjet George Bushit, iu shkëputi Kosovën.

Shpresoj se me këto që po ndodhin në Amerikë me administratën Biden, në vitin 2022 dhe 2024 do ketë ndryshime pozitive. Po s’u rregulluan gjërat në Amerikë, nuk do ketë ndryshime pozitive në Shqipëri!

©Flasshqip.ca