Patriotizmi, streha e fundit ku fshihet çdo horr - Nga Xhevdet Nasufi
Progres raporti i BE për Maqedoninë e Veriut është arkivuar, kurse ndjesia e përgjegjësisë si reaksion është larg agjendës politike, morale dhe ligjore. Paradigma propaganduese si ndjesi e klasës qeverisëse në Maqedoninë e Veriut po vazhdon.
Përtej kësaj “harrese” të politikbërjes, mbetet gjykimi politik, por edhe moral i të gjithë neve për domosdoshmërinë që raport progresi i BE te mbahet në jetë. Nëse çdo ditë e gërryen sistemin dhe institucionet korupsioni dhe mosndëshkueshmëria, gjyqësia politike dhe e koruptuar ashtu sikur po ngjan tani e shumë kohë më parë në Maqedoninë e Veriut, pasiguria jo vetëm se do rritet, por do e metastazojë shoqërinë.
Më shumë se një dekadë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në qeverinë e Maqedonisë së Veriut udhëheq sektorët e integrimit, pothuajse njëzetedyvjet është në pushtet dhe propagandë, gjoja Maqedonia e Veriut po e integron në Bashkimin Evropian. Paralelisht, BDI propagandon veten për parti kombëtare, demokratike, me kredibilitet shtetror, por rezultati vjetor hulumtues i BE e konstatoi dështimin.
Diversiteti ekstrem politik në vend, kriza molisëse që ka ngërthyer vendin, qeverisja me logjike të rikthyer komuniste për të kapur shtetin, çdo ditë po e mer haraçin e vet. Edhe më shumë se kaq, në një Ballkan të molisur, të pariparuar nga luftrat e fundit, i preokupuar skajshëm nga ideja e ndërtimi të shtetit-komb, BDI me veprimet e veta e ka konvertuar politiken etnike shqiptare në militantizëm partiak, në neoliberalizëm që relativizon kombëtaren në favor të ideve madhore globale. Kjo është domethënëse si fenomen, por e panatyrshme, për gjendjen socio-politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe Ballkan. Kjo parti në pushtet, pak apo aspak e ka në konsideratë se pretendimet e këtilla nacional-shoviniste sllave në Ballkan janë violente, janë kundër interesave të shqiptarëve.
Ky kundërsens qeverisës i BDI është sfidë etnike, por edhe politike për proçeset integruese të Maqedonisë së Veriut. Kjo për faktin, si është e mundur një parti me kaq jetëgjatësi qeverisëse, si në asnjë vend në Ballkan dhe Evropë, që në të njejtën kohë të qeverisjes bashkjeton dhe bashkvepron me krizën e thellë, e cila nuk troket vetëm te portat e oligarkëve.
Sigurisht, do të ishte pretencioze sikur këto vlerësime negative të mos përputheshin me vlerësimet e progres raportit të BE, i cili raport tërësisht dhe më qartë se herave të tjera çveshi qeverinë dhe BDI në veçanti nga propaganda molisëse për gjoja sukseset në integrim. Bile edhe më neveritës ishte fakti, se mu BDI e para dështimet e konstatuara në progres raport i “gjeti” si dështime të opozitës. Pra, e gjeti opoziten si fajtore për dështimin në integrim dhe “harroi” se opozita nuk i zgjedh dhe nuk mund ti “urdhërojë” gjykatësit dhe prokurorët si të vendosin (është kjo sekret publik), apo se opozita, edhe pse nuk ka kompetenca dhe autorizime për të ushtruar funksione publike, po kryen korrupsionin.
Po pse BDI është më përgjegjës? Sepse është më gjatë në pushtet dhe më i zëshëm se po e integron Maqedoninë e Veriut në BE, ani pse sipas disa hulumtimeve të bazuara në parametrat bashkëkohorë, ky integrim i plotë mund të ndodhë sipas ecurive aktuale shumë pas 2040(?!)
Por çka konstatoi progres raporti i BE?
Së pari, zëshëm dhe pa ekuivok, BE vlerësoi se korrupsioni i zyrtarëve është galopant dhe kjo përputhet me vitin kur shkalla e perceptimit publik se zyrtarë të eksponuar të BDI janë subjektët e korrupsionit. Në Shqipëri këto perceptime sot po rezultojnë në fakte dhe mos zot më keq, të ndodhi edhe për zyrtarë të BDI-së.
Vallë, kështu do përdhosim demokracinë dhe kulturen politike?
Së dyti, raporti detekton gjyqësorin se është instrument i politikës, por pse jo edhe i përceptimit real të korupsionit, për çka ka edhe shkallë të ulët të besimit qytetar. BDI është etiketuar për shumë përzgjedhje kuadrovike në gjyqësor për këto afro njëzetëedy vjet, që është edhe dyshim i bazuar për mundësi influence politike në te.
Dhe për fund, elitat politike kriminale në Ballkan historikisht nën hije të patriotizmit jo pak u kanë sjellë dëme të mëdha popujve të tyre. Mjerisht, shqiptarët nuk janë përjashtim nga kjo që përputhet me maksimen amerikane “patriotizmi është streha e fundit ku kërkon të fshihet çdo horr”.
© Xhevdet Nasufi










