Kolumnist

Cili jeni ju zoti Blinken? - Nga Parid Turdiu

Në vigjilje të vizites së Blinken në Tirane, politika e Jashtme amerikane është një lëmsh kontradiktash.

Kaluan në Senatin e kontrolluar nga partia e Blinkenit projekt-ligjin për t’i dhënë Izraelit 14 miliardë, po edhe Gazës 9 miliardë: Ja ku i keni miliardat, përleshuni me lekët tona!

Sa mirë bëri Blinken që prishi Partine Demokratike. E kujt i duhet opozita? Bën tepër zhurmë, kot.  Enverizmi ishte kollaj: një njeri dhe një parti për gjysëm shekulli, stabilitet.  Por jo një tjetër si ai, se ishte tepër kriminel.  Një si Musolini është ok.  Bile edhe në USA një Duçe po përpiqet ta heqë qafe demokracinë (por në këtë rast kundër partisë së Blinken).

Blinken është për demokracinë në SHBA, por kundër demokracisë në Shqipëri.  Është me Izraelin, por edhe me Gazën.  Është kundër Rusise në Ukrainë, por pro Putinit të vogël në Serbi.  Njeh pavarësinë e Kosovës, por jo të drejtën e qeverisë së Kosovës për të kontrolluar monedhën e saj. Është kundër korrupsionit, por kërkon të heqë Kurtin në favor te korruptëve. Mbështet SPAK-un, por vjen në Tiranë për të bekuar me prezencën e vet kreun e skandaleve të inceneratorëve, shendetësisë, ndihmës europiane për bujqësinë...

Cili jeni jeni ju zoti Sorge?

Aq më tepër që Biden është 81 vjeç, me fytyrë të shtangur dhe ka nevojë për vartës me ide të qarta...

© Parid Turdiu - SHBA