Fëmijët

Për gjyshërit e dashur!

  • Published in Fëmijët

Të rritesh me gjyshër, e ardhmja jote do të jetë më e mirë. Është e sigurt që do të jesh më i dashur me njerëzit dhe sigurisht më i shoqërueshëm. Fëmijët me gjyshër mund të kënaqen më shumë, edhe pse shumica thotë që bëhen më të llastuar. Por pak llastim nuk bën dëm, kur të rritemi do na marrë malli për këtë. Kush është rritur me gjyshër e di këtë. Nuk ka gjë më të mirë sesa të jesh i rrethuar me sa më shumë njerëz që të duan dhe janë gjithmonë aty kur ti ke nevojë..  Me gjyshërit mund të luhet, sepse ata nuk thonë asnjëherë “jo” kur nipërit e mbesat ua kërkojnë, edhe nëse loja është elektronike. Gjyshërit do shfaqin vullnetin ta mësojnë, ndryshe nga prindërit që do gjejnë një justifikim ta shtyjnë për më vonë. Gjyshërit janë të gatshëm të organizojnë piknike, të luajnë me top bashkë me fëmijët, të bëjnë foto në natyrë, të dalin shëtitje, të lexojnë.

Por edhe fëmijët kur kanë gjyshër kaq të mirë, bëhen më ndihmues. Ata mund të ndihmojnë nëse gjyshërit kanë nevojë për shoqërim, ose lexim, ose t’u lidhin këpucët, apo t’u mbërthejnë këmishën, ose të mbajnë qetësi kur ata nuk ndihen mirë.

Është lumturi për fëmijët kur gjyshërit gëzojnë shëndet të mirë. Por edhe nëse një ditë ata do kenë nevojë për ndihmën e tyre, është e domosdoshme të mos  mërzitemi apo bezdisemi të ndihmojmë. Dikur gjyshërit na kanë shtyrë karrocën kur nuk dinim ende të ecnin dhe shumë herë na kanë mbajtur në krahë e na kanë ushqyer me gatimet e shijshme. Të njëjtën gjë duhet të bëjmë edhe ne kur të vijë dita që gjyshërit tanë do ta kenë të pamundur të jenë aktivë. Urojmë që kjo ditë të jetë sa më larg për gjyshërit tanë të dashur!

Kështu gëzojnë gjyshërit kur takojnë nipërit e mbesat.

Dora e gjyshit apo e gjyshes është dora që të jep dashuri dhe ngrohtësi gjithmonë.

 Ky është një nip i dashur që nuk bezdiset të ndihmojë gjyshen e tij të hajë vaktin e ditës.

Edhe gjyshet duan të komunikojnë përmes internetit. Ne fëmijët duhet t'i mësojmë ta përdorin teknologjinë. Gjyshet kanë nevojë të flasin me nipërit e mbesat si dhe fëmijët e tyre që jetojnë larg.


Gjyshja me mbesën që kujdesen për lulet. Gjyshet na mësojnë plot gjëra për të cilat prindërit nuk kanë kohë. 

 Dikur gjyshërit shtynin karrocat tona, vjen dita kur ne të shtyjmë karrocat e tyre.

 

Një shëtitje me gjyshen në park është argëtuese dhe relaksuese.

 

Gjyshi të mëson shumë sporte, mes tyre edhe peshkimin

 

 Gjyshërit janë të zotë të luajnë edhe lojëra elektronike.

 

Por edhe lojëra që ndihmojnë fëmijët të bëhen inteligjentë e krijues.

Gjyshërit lexojnë shumë bukur sepse ata gjatë leximit tregojnë edhe histori nga jeta e tyre e gjatë plot përvoja.

 

Ky gjysh e ka të pamundur të përkulet e të lidhë këpucët e tij. Ne duhet ta ndihmojnë edhe nëse nuk është gjyshi jonë, ashtu siç bën ky punonjësi i supermarkektit me gjyshin e dikujt.

©FlasShqip.ca

 

 

Tagged under gjyshër niper mbesa