Zbuloni inteligjencën e fëmijës suaj!
- Published in Fëmijët
Jemi familjarë të gjithë me shprehjen “Sa fëmijë i zgjuar / inteligjent”. Por cilën nga llojet e inteligjencave kemi parasysh kur identifikojmë një fëmijë si inteligjent? Janë më tepër se 8 lloje inteligjencash. Lum kush i ka të gjitha, ose mjerë ai që i ka. Ndonjëherë nuk lipset inteligjencë e lartë për të patur sukses në ditët e sotme. Megjithatë mirë është ti njohim llojet e inteligjencave në mënyrë që të mos mërzitemi shumë nëse fëmija ynë nuk këndon bukur, ose nuk ka qejf të luajë me puzzle. Ndoshta ai është i zoti me fjalën? Le ta zbulojmë!
Inteligjenca Verbale /Linguistike
Fëmija bën shumë pyetje
I pëlqen të flasë
Ka një fjalor të mirë
E kap me lehtësi gjuhën e huaj
Kënaqet me lojra fjalësh
Kënaqet kur lexon
I pëlqen të shkruajë
I kupton funksionet e gjuhës
Mund të bisedojë për aftësitë gjuhësore
Mban mend emrat,vendet, datat
Inteligjenca Logjike /Matematikore
Kënaqet kur zgjidh pazëll
Luan me numrat, bën llogari
Dëshiron të dijë se si funksionojnë gjërat
Është i orientuar kundrejt aktiviteteve me bazë rregullin
Është i interesuar në llogjikën “nëse…atëherë”
I pëlqen të koleksionojë dhe klasifikojë gjëra
Është analitik në trajtimin e problemeve
Ka rezultate të mira në matematikë, arsyetim, llogjikë dhe zgjidhjen e problemeve
Inteligjenca Vizuale /hapësinore
I pëlqen të ngasë makina
I pëlqen ti ndajë gjërat vec e vec
I pëlqen të ndërtojë, krijojë
Kënaqet me puzzle
Ka një sy vëzhgues për detajet
Ka një sens të mirë të dallimit të pjesës nga e tëra
Ka aftësi mekanike
I mban mënd vendet përmes përshkrimit ose imagjinatës
Mund të interpretojë harta
Kënaqet nga orientimi
Është i mirë në imagjinimin e gjërave
Inteligjenca fizike/ kinezike
Ka një sens të mirë në balancimin
Ka sens të mirë për ritmin
Është i admirueshëm në lëvizje
Lexon gjuhën e trupit
Ka koordinim të mirë sy-dorë
Mund ti zgjidhë gjërat duke i bërë ato
Mund të komunikojë ide përmes xhesteve
I manipulon objektet me lehtësi si topin, gjilpërën
Është i zoti në aktivitete fizike ( sport, vallëzim, aktrim)
Inteligjenca muzikore/ ritmike
Është i ndjeshëm ndaj tingullit
I këndon tingujt që dëgjon
Mban ritmin
I dallon tingujt
Ka një sens të mirë të tonit, zërit, lëvizjes
Lëviz në mënyrë ritmike
Kërkon dhe shijon muzikën e mirë
Luan me tingujt
I mban mend meloditë që dëgjon

Inteligjenca interpersonale
Shfaq empati kundrejt të tjerëve
Admirohet nga moshatarët
Krijon marrëdhënie të mira më shokët dhe të rriturit
Shfaq aftësi lidershipi
Punon në bashkëpunim me të tjerët
Është i ndjeshëm ndaj ndjenjave të të tjerëve
Vepron si këshillues ose ndërmjetës për të tjerët
I kupton njerëzit
Është i zoti për të organizuar komunikime dhe ndoshta edhe ti manipulojë të tjerët.
Inteligjenca Intrapersonale/emocionale
Mund të shprehë pëlqimin ose mospëlqimin për aktivitete të vecanta
Mund të komunikojë ndjenjat që ka
Është i ndërgjegjshëm për pikat e forta dhe të dobëta të tij
I beson aftësive të veta
Vendos qëllime të arritshme
Punon me ambicie
E kupton veten dhe fokusohet në ndjenjat dhe përjetimet e veta
I ndjek instinktet e veta
Është i zoti për të ndjekur interesat dhe qëllimet e tij
I pëlqen të jetë origjinal

Inteligjenca natyraliste
Krijon marrëdhënie të mira me natyrën
Gjen lidhje mes vetes dhe natyrës
Njeh bimët
Identifikon mineralet
Pëlqen të mësojë mbi kafshët
Pëlqen të mësojë në natyrë
Zhvillon interesa për botanikën,

Inteligjenca ekzistenciale
Ka kuriozitet për ekzistencën njerëzore
Bën pyetje të thella lidhur me jetën dhe vdekjen
Shfaq të menduar reflektues dhe abstrakt
I pëlqen të mësojë për njerëzimin duke e parë si një foto të madhe të ekzistencës.
Zhvillon interesa për politikën, teologjinë, filozofinë
©FlasShqip.ca










