Fëmijët

Lamont Rexhepi: Ky është talenti im

  • Published in Fëmijët

Ky është Lamont Rexhepi, i cili ka qejf të vizatojë si babi i tij Arbri. Lamonti është 7 vjeç dhe jeton në Halifax, Nova Scotia.

Këto janë vizatimet e Lamontit të dërguara nga gjyshja e tij Bedrije në FlasShqip.

Me sa po kuptojmë, Lamonti paska qejf kafshët.

Ka ndonjë fëmijë tjetër që ka vizatuar kafshë? Po fotografuar ndonjë ari apo ketrush të bukur? Apo keni bërë ndonjë video?

Pra ne mirëpresim çdo gjë që fantazia dhe mendja e një fëmje ka prodhuar. Fotografi, vizatime, video, muzikë, vjersha, tregime, shpikje, projekte të ndryshme etj..

Në fund do të shpallen fituesit nga një komision që do të ngrihet për këtë qëllim.

Të dashur prindër të komunitetit shqiptaro-kanadez, kudo që ndodheni në provincat e Kanadasë, inkurajoni fëmijët të bëhen pjesë e rubrikës “Ky është talenti im”.

Dërgoni materialet në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. por edhe Facebook 

Faleminderit! ❤️

 

9 Qershor, 2020

©FlasShqip.ca