Si të ushqeni parashkollorët sipas Guidës Ushqimore Kanadeze
- Published in Fëmijët
Keni nevojë për disa ide se si të ushqeni fëmijët parashkollorë? Përdorni këto shembujt e mëposhtëm për një ushqyerje të shëndetshme për të vegjlit tuaj.
Fëmijët e kopshtit nga mosha 3-5 vjeç janë në gjendje të hanë lloje të ndryshme ushqimesh. Jepuni çdo ditë nga 4 grupet e ushqimeve sipas Guidës Ushqimore Kanadeze. Përpiquni të përfshini në menu të paktën tre nga katër kategoritë në çdo vakt. Dhe në vaktin e pasdites, përfshini të paktën 2 lloje ushqimesh.
Sa mund të hajë një parashkollor? Lëreni fëmijën të hajë aq sa i hahet. Mos ushtroni presion të hajë gjithë pjatën që i keni vënë përpara. Referojuni Guidës Kanadeze që të planifikoni vaktet bazuar në numrin e rekomanduar të ushqimeve për çdo grup. Për shembull:
Fëmijët e moshës 2-3 vjeç duhet të marrin 4 produkte në ditë nga kategoria fruta-perime, 3 produkte nga kategoria drithëra, 2 produkte nga kategoria qumësht dhe derivatet e tij, dhe 1 produkt nga kategoria mish dhe alternativat e proteinave.
Ndërsa fëmjët e moshës 4-5 vjeç duhet të marrin 5 produkte në ditë nga kategoria fruta-perime, 4 produkte nga kategoria drithëra, 2 produkte nga kategoria qumësht dhe derivatet e tij, dhe 1 produkt nga kategoria mish ose alternativat e proteinave.
Ja një menu model për fëmijët e moshës 3-5 vjeç
Mëngjesi
Sanduiç me vezë (bukë, vezë e përzier me majonezë, djath, feta domate)
Qumësht i skremuar
Para-dreka: fruta, yogurt, ujë
Dreka: Supë orizi, ose krem perimesh
Crackersa me drithëra, pa kripë
Sallatë me karrota dhe selino të grira hollë të zhytyra më parë në qumësht e të spërkatura me salcë sallate
Pasditja: feta molle të spërkatura me gjalpë kikiriku ose gjalpë soje, ujë
Darka: Qofte të vogla
Makarona me domate dhe salcë perimesh
Qumësht
Para gjumit: lëng ananasi i freskët
Referenca: unlockfood.ca










