Fëmijë diaspore

Fëmijët e Diasporës: Estelle Mihali, së shpejti në universitet

Në këtë periudhë kur i madh e i vogël ndodhen mbyllur në shtëpi duke pritur ditë më të mira të vijnë, FlasShqip ka ftuar fëmijët/adoleshentët e diasporës shqiptaro-kanadeze, t’u përgjigjen 31 pyetjeve. Qëllimi nuk është aspak t’i lodhim e t’u japim detyra shtëpie në shqip, por t’i angazhojmë pak nga pak në një media komunitare për t’u njohur me njëri-tjetrin. Le të shohim ditë pas dite kush janë fëmijët/adoleshentët shqiptarë që jetojnë në Kanada dhe çfarë mendojnë ata. U kemi drejtuar pyetje të shkurtra e tek-tuk ndonjë pak më të ndërlikuar. Falenderojmë prindërit për bashkëpunimin dhe fëmijët/adoleshentët për seriozitetin dhe çiltërsinë.

Pyetje 1: Kush je ti?

Estelle Mihali

Pyetje 2: Ku ke lindur dhe ku banon?

Kam lindur në Montreal, Kanada dhe banoj në Laval, Kanada.

Pyetje 3: Në ç’klasë je?

Ne vitin e 3-të të shkollës së mesme në Kebek

Pyetje 4: Cili është hobi yt?

Librat, filmat.

Pyetje 5: Po lënda e preferuar në shkollë?

Jam akoma duke e menduar.

Pyetje 6: Çfarë ke menduar të bësh pasi të mbarosh gjimnazin?

Universiteti me pret.

Pyetje 7: Ma përshkruaj veten pas 10 vjetësh, në aspekte të ndryshme të jetës.

  • Duke punuar
  • Në apartamentin tim
  • Në një lidhje

Pyetje 8: Cila është fjala ose shprehja më e pëlqyer në gjuhën shqipe?

Zemër

Pyetje 9: Cilën fjalë apo shprehje përdor më shpesh në anglisht?

You know what I mean!

Pyetje 10: Më identifiko një nga tiparet e personalitetit tënd që të bën të ndihesh më shumë shqiptar/e?

Kokëfortësia.

Pyetje 11: Ç’lloj punësh shtëpie bën?

Fshij pluhurat.

Pyetje 12: A kërkon të shpërblehesh për këto punë? Pse?

Jo, duhet të ndihmoj.

Pyetje 13: Më thuaj një tipar që nuk të pëlqen te shqiptarët dhe një që të pëlqen.

Shumë e vështirë t'u ndryshosh opinion dhe më pëlqen që janë muhabetçinj.

Pyetje 14: Çfarë të ka bërë përshtypje kur ke shkuar në Shqipëri?

Shumë kafene në çdo pallat.

Pyetje 15: Më thuaj një të drejtë që duhet ta kesh sipas teje, por që të shkelet

E drejta për të pasur një qen

Pyetje 16: Kujt do t’i ankoheshe nëse do kishe ndonjë problem?

Shoqeve.

Pyetje 17: Më thuaj një libër për fëmijë në shqip që do doje ta kishe në bibliotekë?

Nuk e njoh literaturën shqipe.

Pyetje 18: Si e kaloje kohën e lirë para Corona Virus?

Me shoqërinë, libra, kinema, internet, me familjen time.

Pyetje 19: Po tani çfarë bën gjithë ditën në shtëpi?

Internet, libra, shkollë on line, chat me shoqërinë time.

Pyetje 20: Ke frikë se mos sëmuresh?

Jo

Pyetje 21: Çfarë të ka bërë më shumë përshtypje gjatë kësaj periudhe kur gjithë bota ka të njëjtin hall?

Jeta e njerëzve mbi gjithçka.

Pyetje 22: Cila është frika jote më e madhe? (përjashto corona virusin)

Humbja e njerëzve të mi të dashur.

Pyetje 23: Kur të ndodh diçka e bukur, si e shpreh gëzimin?

Kërcej e këndoj nga gëzimi.

Pyetje 24: Pse shumica e të rriturve duan të kenë fëmijë?

Dëshira për t’u bërë prindër.

Pyetje 25: Sa fëmijë duhet të ketë një familje?

2

Pyetje 26: Më shoqëro me fjalën e parë që të vjen në mendje fjalët:

Motra- vëllai

Qiell- bari

Vëllai-motra

Shkollë-detyra

Shok-qeshje

Internet-celular

Libër-fjalë

Bukë-fërgesë

Pemë-gjethe

Pyetje 27: Pse disa të rritur kanë mall për fëmijërinë dhe thonë “Ah sikur të isha edhe një herë në atë moshë!

Nostalgjia, kujtojnë fëmijërinë e bukur. Jeta e të rriturit ka përgjegjësira.

Pyetje 28: Çfarë i streson më shumë të rriturit?

Puna.

Pyetje 29: Çfarë i mërzit më shumë fëmijët?

Kur nuk tregohet vëmendje ndaj emocioneve të tyre.

Pyetje 30: Çfarë këshille do t’u jepje të rriturve që po të lexojnë? Po fëmijëve?

Keni më shumë besim te fëmijët tuaj, mësoni t’i dëgjoni se kanë ide të vlefshme.

Jo të gjitha ato që thonë të rriturit duhen dëgjuar.

Pyetje 31: Nëse do mundje të shkruaje një artikull në shqip, për çfarë do të shkruaje në portalin FlasShqip?

Si të jetosh në një vend multikulturor.

 

Shënim:

Të dashur prindër e fëmijë, nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në rubrikën “Fëmijët e Diasporës”, lutemi na kontaktoni në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose në faqen tonë në Facebook. Intervistat e fëmijëve do të jenë një kujtim i bukur për ta kur të rriten. Faleminderit!

 ©FlasShqip.ca