Fëmijë diaspore

Fëmijët e Diasporës: Lorik Shkëmbi dhe ëndrra me 1 miliard dollarë

Në këtë periudhë kur i madh e i vogël ndodhen mbyllur në shtëpi duke pritur ditë më të mira të vijnë, FlasShqip ka ftuar fëmijët/adoleshentët e diasporës shqiptaro-kanadeze, t’i përgjigjen pyetësorit "Fëmijët e Diasporës", një format standard pyetjesh. Qëllimi nuk është aspak t’i lodhim e t’u japim detyra shtëpie në shqip, por t’i angazhojmë pak nga pak në një media komunitare për t’u njohur me njëri-tjetrin. Le të shohim një pas një kush janë fëmijët/adoleshentët shqiptarë që jetojnë në Kanada dhe çfarë mendojnë ata. Falenderojmë prindërit për bashkëpunimin dhe fëmijët/adoleshentët për seriozitetin dhe çiltërsinë.

Pyetje 1:  Kush je ti, ku ke lindur dhe ku banon ?

Jam Lorik Shkëmbi, kam lindur në Tiranë dhe banoj në Toronto.

Pyetje 2: Në ç’klasë je?

Jam në klasë të parë.

Pyetje 3: Cili është hobi yt dhe lënda e preferuar në shkollë?

Kam qejf të luaj videogame dhe lënda e preferuar është matematika,

Pyetje 4: Çfarë mendon për shkollën kanadeze?

Shkolla në Kanada është e mirë se më ndihmon që të lexoj shumë. Mësuesen e klasës së parë Ms Soanes e kam shumë të mirë. Tani jam niveli 14 në lexim.

Pyetje 5: Çfarë ke menduar të bësh pasi të mbarosh gjimnazin ?

Kam qejf që të bëhem gazetar.

Pyetje 6: Po ëndrra jote më e madhe cila është ?

Ëndrra ime është që të bëj 1 miliard dollarë dhe të blej një kabriolet.

Pyetje 7: Ma përshkruaj veten pas 10 vjetësh, në aspekte të ndryshme të jetës.

Duke luajtur futboll dhe duke ngrënë ushqim të mirë në Itali.

Pyetje 8: Cila është fjala ose shprehja më e pëlqyer në gjuhën shqipe?

Të kam xhan.

Pyetje 9: Cilën fjalë apo shprehje përdor më shpesh në anglisht/frengjisht?

Done.

Pyetje 10: Më identifiko një nga tiparet e personalitetit tënd që të bën të ndihesh më shumë shqiptar/e?

Këmbëngulja. Mami më thotë e kam kokën e fortë.

Pyetje 11: Ç’lloj punësh shtëpie bën?

I jap mamit pampersat e motrës.

Pyetje 12: A kërkon të shpërblehesh për këto punë? Pse?

Po, gjithmonë. Sepse nëse e bëj këtë punë të vështirë dua të përfitoj dicka.

Pyetje 13: Më thuaj një tipar që nuk të pëlqen te shqiptarët dhe një tjetër që të pëlqen.

Nuk i mbaj mend.

Pyetje 14: Çfarë të ka bërë përshtypje kur ke shkuar në Shqipëri?

Plazhi dhe Mr. Chicken në Tiranë.

Pyetje 15: Më thuaj një të drejtë që duhet ta kesh sipas teje, por që të shkelet.

Të përdor kartën e kreditit të babit.

Pyetje 16: Kujt do t’i ankoheshe nëse do kishe ndonjë problem?

Mamit.

Pyetje 17: Më thuaj një libër për fëmijë në shqip që do doje ta kishe në bibliotekë?

Mama dhia dhe kecat.

Pyetje 18: Si e kaloje kohën e lirë para Corona Virus?

Relaks, haja kokoshka dhe luaja me beyblade.

Pyetje 19: Po tani çfarë bën gjithë ditën në shtëpi?

Luaj videogame dhe bëj mësime online.

Pyetje 20: Ke frikë se mos sëmuresh ?

Po, sepse po të sëmurem nuk do kem shumë kokë të rri me motrën e vogël.

Pyetje 21: Çfarë të ka bërë më shumë përshtypje gjatë kësaj periudhe kur gjithë bota ka të njëjtin hall ?

Nuk kam vënë re ndonjë ndryshim, e vetmja gjë është që nuk mund të takoj shokët e mi.

Pyetje 22: Cila është frika jote më e madhe ? (përjashto corona virusin)

Nuk kam asnjë frikë. Pse duhet të kem ?

Pyetje 23: Kur të ndodh diçka e bukur, si e shpreh gëzimin?

Kërcej mbi krevat.

Pyetje 24: Pse shumica e të rriturve duan të kenë fëmijë?

Për t’i dashur fëmijët.

Pyetje 25: Sa fëmijë duhet të ketë një familje?

Dy, një vajzë dhe një djalë.

Pyetje 26: Më shoqëro me fjalën e parë që të vjen në mendje fjalët:

Motra- e lezetshme

Qiell- i shndritshëm

Kanada- vend i mirë.

Vëllai- mbron motrën.

Shkollë- mësim.

Internet- një tjetër mënyrë mësimi

Libër- argëtim.

Pemë- diçka e gjelbër

Shtëpi- shlodhje.

Shqipëri- vendi perfekt.

Pyetje 27: Pse disa të rritur kanë mall për fëmijërinë dhe thonë “Ah sikur të isha edhe një herë në atë moshë!

Sepse nuk duan që të plaken.

Pyetje 28: Çfarë i streson më shumë të rriturit?

Duan të kenë më shumë kohë për veten.

Pyetje 29: Çfarë i mërzit më shumë fëmijët?

Kur nuk luajnë shumë.

Pyetje 30: Çfarë këshille do t’u jepje të rriturve dhe fëmijëve që po të lexojnë?

Mos u mërzit, gjithçka është në rregull.

Pyetje 31: Nëse do mundje të shkruaje një artikull në shqip, për çfarë do të shkruaje në portalin FlasShqip?

Do krahasoja Shqipërinë me Kanadanë.

 

Shënim:

Të dashur prindër dhe fëmijë, nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në rubrikën “Fëmijët e Diasporës”, lutemi na kontaktoni në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose në faqen tonë në Facebook. Intervistat e fëmijëve do të jenë një kujtim i bukur për ta kur të rriten. Faleminderit!

©FlasShqip.ca