Fëmijë diaspore

Dreri i bukur dhe luani!

Një dre i etur erdhi tek një burim. Ndërsa ishte duke pirë ujë, vuri re pasqyrimin e tij e filloi të mburret për brirët  duke parë madhësinë e bukurinë e tyre, kurse për këmbët e veta u hidhërua që i kish aq të holla e të hajthme. Ndërsa mendonte për këtë gjë, ia bëhu luani e filloi ta ndjekë. Dreri ia dha këmbëve dhe u largua prej luanit. Gjatë vrapimit lëndinave pa pemë dreri i shpëtoi rrezikut, por kur mbërriti në pyll, në një vend me drunj të dendur, brirët iu ngatërruan nëpër degët e pemëve. Kështu që luani e kapi. Para se ta hante luani, dreri pati pak kohë të mendonte:
I shkreti unë! Këmbët më shpëtuan, megjithëse mendova se ato do të më lënë në baltë, dhe e gjeta belanë prej brirëve të bukur.