Kujtesa e pasqyrës - Nga Vangjush Ziko
Puth çdo fytyrë
dhe e fshin,
puth një tjetër,
vjedh sytë
dhe ia përpin,
peng të zilisë i mban,
thinjet e bëhet e re në çast,
në çast harron kujt i buzëqeshi,
lotin e kujt fshiu,
cila rrudhë
a brengë e përgjakur
ia ciflosi kujtesën e akullt,
indiferenca e saj e qelqtë
binjakja
e ndërgjegjes sonë të mefshtë.
©Vangjush Ziko



