Shpresa ime e fundit - Nga Artan Gjyzel Hasani
kohët ndryshuan…
edhe njerëzit…
prindërit i varrosëm
dhe fëmijët presin
të na përcjellin…
të dashurat na harruan
edhe dashuria…
u ngushtua rrethi
u bë pikë
miqtë po aq të ngushtë
i hëngri mosqënja…
tepria…
po ti, armiku im,
kur do të ndryshosh?
veç ti më ke mbetur në jetë
krijesa e vetme e vërtetë
shpresa ime e fundit
për një zhgënjim minimal
tani që të gjithë janë zhdukur
apo ndoshta të mos ndryshosh
është më mire...?
nuk ia kemi kaluar keq bashkë...
jemi urryer bukur...
(nga vellimi "Misioni Paranoik", 2006)
©artangjyzelhasani



