Krijimtari

Ëngjëll me gunë - Nga Vangjush Ziko

KRYQI

Kam një kryq

(nuk jam Krisht).

Jam njeri me kryq në shpirt.

Me faj dhe pa faj

veten mbi të kryqëzoj.

Parfum dhe miro me vaj

nuk pranoj.

Plagën e shpirtit,

sa herë ma gërvishtin,

mëshirë kërkoj si Krishti

për këdo.

 

MURGU

E di që në venat e mia

kam gjak të papastër.

Lundrojnë në trup

mëkatet e mia.

Falem si vrasësi

dhe vetëvrasësi.

Zemra, avokat

truri, gjykatës.

Shpirti im, burg.

Dhe unë i mbyllur në të,

murgu,

që mëton të bëhet i pastër.

 

GUNA E SHPIRTIT

U bëra ëngjëll një çast.

Dhe u skuqa.

Vetja m'u duk lakuriq

me krahë të këputura.

As qiellit.

As tokës s'i ngjit.

Robinson që u braktis,

i talluri Don Kishot.

I hodha gunën e dhirtë shpirtit

që dimri i jetës s'e shpon dot.

Me fytyrë të qetë martiri

Botën dhe veten sfidoj.

(Nga vëllimi: “Më Zgjo Pëllumb i Noes”)

©Vangjush Ziko