Krijimtari

Pëllumbat - Nga Vangjush Ziko

Në ballkon më ulen pëllumbat,

lënë glasat

si vulat e dyllit

mbi letrat e lashta,

më lënë mbi parmak

pendë për të shkruar.

(të mirët s'e kanë mësuar!)

kallamarët u thanë,

as letra dashurie

postierët më nuk shpien,

kohë virtuale

koha jonë superelektronike,

dashuritë dhe dhimbjet

memece u bënë,

sterile,

vetëm urrejtjet mbetën

si shtyllat e turpit

dhe ju pëllumbat naivë

nga kohët biblike.

©Vangjush Ziko