Krijimtari

Lehtësia e papërballueshme e frakturës - Nga Artan Gjyzel Hasani

dita thyhet...

nata rrëzohet...

mëngjesi u jep protezat

e gjithshka harrohet…

ja…muzgu ra

dhe u rrëzua

mbi hijen që ti le

poeti e pa dhe u pengua

mbi fjalët që nuk the...

tashmë shiu pikohet

mbi çadrën time

dhe ajo e vret…

pastaj ai bie

mbi gjethet që shkëputen

pa dhimbje…lehtë…

dheu dhe pema

një burrë e një grua…

dhëmb pema

apo dheu dhëmb…?

më thyen copë copë

e s’di ç’të bësh me mua

por ndoshta më mirë të isha baltë,

të më jepje formën që deshe ti,

sa herë të të thyhesha ndër duar,

të më bëje siç doje përsëri...

©Artan Gjyzel Hasani 2012